Mos na raftë me të harru, Joe “Soros”!

Nga Gent STRAZIMIRI

Deri në momentin e fundit para se të dilte nga zyra, Joe Biden paska firmosur “falje presidenciale”!

Domethënë, ka dhënë me shkrim e me vulë “garanci për pandëshkueshmëri”!

Kujt?

Vëllezërve të tij dhe bashkëshorteve të tyre…

Madje, qenkësh “falje parandaluese”, që do të thotë se

* ndalohet hetimi apo proçedimi penal ndaj tyre… “paraprakisht”…

I ka vënë edhe data periudhës për të cilën nuk mund të hetohen e proçedohen, që do të thotë se është në dijeni jo vetëm se për çfarë kanë bërë, por edhe se në ç’periudhë e kanë bërë…

Bashkë me djalin e tij Hunter, që e fali para disa javësh, numri i familjarëve të vet që ka shpëtuar nga burgu me firmën e fundit, shkon në 5…

Nga ky e prisnim arrestimin e “peshkut të madh”!

Nga ky e prisnim “fundin e pandëshkueshmërisë”!

Nga ky dhe standardi i tij i “ndëshkueshmësrisë”, jemi sot në këtë derexhe ku “drejtësia” arreston denoncuesit, jo të korruptuarit.

Ky na shpalli të gjithëve ne “non grata” për korrupsion e kërkoi e duartrokiti persekutorët për “ndëshkueshmërinë”…

Ky, që edhe sekondën që la zyrën i “garantoi pandëshkueshmëri” jo vetëm bashkëpunëtorëve, por edhe familjarëve të tij, i ndërgjegjshëm që janë keqbërës!

Mos na raftë me të harru Joe “Soros” & Co!

 

About Redaksia

Check Also

Të gjithë janë të pakënaqur, por iu duhet një popull hua për të protestuar!

Nga Ilda ZHULALI Nis mengjesi, dhe dëgjoj me durimin sa mali Everest ankesat që të …