Trump: Epoka e artë e Amerikës fillon sot!

Donald Trump ka mbajtur fjalimin e parë pas rikthimit si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës brenda sallës së inaugurimit në Kapitol.

Trump theksoi se me rimarrjen e detyrës ai do të vendosë Amerikën të parën në çdo ditë të administratës së tij.

“Epoka e artë e Amerikës fillon tani. Nga sot vendi ynë do të respektohet sërish në gjithë botën. Askush nuk do të përfitojë nga ne më. Çdo ditë gjatë administratës time do të vendos Amerikën të parën. Sovraniteti ynë do të rikthehet, shkallët e drejtësisë do të ribalancohen. Përdorja si armë e departamentit të drejtësisë do të marrë fund. Prioriteti ynë do të jetë të krijojmë një shtet të lirë, të begatë. Amerika do të jetë më e madhe, më e fuqishme se kurrë”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

“Sulme dhe komplote terroriste të majta”/ Marko Rubio paralajmëron masa të ashpra

Fox-News Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të enjten se terrorizmi politik i dhunshëm …