Balliu: Edi Rama përdor katër viktimat e 21 Janarit njësoj siç i përdori kur ishin të gjallë

Klevis Balliu, shefi i organizimit të Partisë Demokratike në Tiranë përmes një postimi në Facebook, shkruan se nga viti në vit shikojmë se si Edi Rama përdor katër viktimat e 21 Janarit njësoj siç i përdori kur ishin të gjallë vazhdon edhe sot që fatkeqësisht nuk jetojnë.

Reagimi

21 janari i shumpritur i Edi Rames!

Nga viti në vit shikojmë se si Edi Rama përdor katër viktimat e 21 Janarit njësoj siç i përdori kur ishin të gjallë vazhdon edhe sot që fatkeqsisht nuk jetojnë.

21 JANARI për Edi Ramen është ditëlindja e pushtetit të tij pasi ai arriti misionin që kishte në atë organizim që ishte gjaku ne rrugët e Tiranës.

E në fakt pushtete që vijnë me gjakderdhje vetëm gjakderdhje prodhojnë. Dhe për këtë mjafton të shohim statistikat dhe kuptojmë se si po vdesin të rinjtë cdo ditë në rrugët e kryeqytetit.

Por këtë vit jemi në 21 Janar të një viti elektoral.

Cfar do të thotë, këtë vit Erion Brace, është urdhëruar të qaj më shumë se zakonisht, Rama do të jetë më i ngrysur dhe më i prekur se vitet e tjera, Balluku që ska qënë fare atje do të jetë me e ashpër, dhe Veliaj do të duhet të bëj statuse aktivitete dhe emisione më të shumta këtë vit pasi jemi në vit elektoral?!

Fatkeqësia këtu është kjo, ata qytetarë të cilët kanë humbur jetën në atë organizim i kanë besuar akuzat ndaj qeverisë demokratike ata e besonin atë aksion nderkohë Rama që i ngrinte akuzat nuk i besonte vetë.

Kjo shërben për të kuptuar se një njeri kaq hipokrit dhe kaq djallzor i cili perdor njerzit në të gjallë por edhe kur ndërrojnë jetë, provon mungesën e ndjenjës njerzore të Edi Rames.

Një njeri që për pushtet është gati të kryej cdo krim.

About Redaksia

Check Also

Dosja/ Veliaj pagoi 50 mijë euro punonjësin e Ujësjellesit, ai i dërgoi 22 mijë euro Ajolës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur se emisionin ‘Debat’ me gazetaren …