Çmenduria Rama vazhdon, Vlora shndërrohet në çifligun e qejfeve të tij

Deklaratë e Sekretarit Funksional për Luftën Kundër Korrupsionit pranë Partisë Demokratike Dega Vlorë, z.Rezenbrik Serjani

Të nderuar qytetarë e qytetare vlonjatë,

Jam sot këtu, në emër të Partisë Demokratike Vlorë për të denoncuar krimin e radhës që sekti Rama po bën në kurriz të Vlorës e Vlonjatëve.

Çmenduria e Ramës vazhdon, gjithmonë e më e tepruar, duke e shndërruar Vlorën në çifligun e qejfeve të tij.

Mbas Portit të Vlorës, syri i Demonit Rama i është vënë rezidencave qeveritare në Vlorë, për ti bërë ato resorte e hotele private, bekuar nga vet ligjet e qepura me dorë.

Kësaj radhe, me bekimin e vet të tij, Korporata e Investimeve Shqiptare ka vendosur dhënien e rezidencës qeveritare në Vlorë, për t’a kthyer në oaze resortesh e hotelesh.

Kujtojmë se kjo zonë, e lidhur ngushtësisht me Vlorën, si simbolikë e saj e toponim i veçantë për vlonjatët, është tokë shtetërore, dhe jo aset privat i kryeministrit në qeveri.

Kjo filozofi hajdutërie, tregon panoramën e qartë të asaj ç’ka Rama i ka bërë dhe po i bën pronës publike e private në Shqipëri, duke e tjetërsuar, kthyer e ritkhyer, dhën e marrë, në bazë të tekave të tij personale.

Rezidencat qeveritare, janë pronë publike, dhe kurrsesi nuk mund të shndërrohen në oazin e një njeriu, por ato japin një shërbim specifik, ashtu siç ka qenë gjithë këto vite dhe siç është e parashikuar me ligj, për mënyrën e funksionimit të tyre.

Kthimi i tyre në resorte e hotele luksoze, na tregon se harbuti Rama mund të bëj ç’të dojë e si të dojë, kudo, qoftë kjo pronë private, publike, truall, det, tokë apo ajër.

Ai sot është shndërruar në Monstrën Rama, duke thyer çdo normë, ligj, apo moral.

Kjo dhënie, ky vendim i poshtër, dashakeqas, vetëm për plotësimin e tekave të Ramës, na vë në rrezik të gjithëve.

Kjo na bën të kuptojmë, se Korporata e Investimeve, ligjet e kopsitura me dorë për investitorët strategjik, janë mjetet me të cilat Rama po gllabëron Shqipërinë, duke e ndarë në llokma e bërë mish për top.

Ky njeri që vetëm qeverisje nuk ka bërë këto 12 vite, duhet të marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e 11 majit.

12 vjet gllabërim, kanë vënë në rrezik ekzistencën e shtetit shqiptar, si pasojë e keqqeverisjes së Sektit Rama.

About Redaksia

Check Also

Video shokuese! Rama kalon nga faza dhe godet tavolinën, “Fuck You”…

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka postuar në faqen e tij në …