Ndarja e mandateve për secilin qark si vijon;
- Qarku Berat, 7 mandate, 2 të renditur
- Qarku Dibër, 5 mandate, 2 të renditur
- Qarku Durrës, 14 mandate, 5 të renditur
- Qarku Elbasan, 14 mandate, 5 të renditur
- Qarku Gjirokastër, 4 mandate, 1 i renditur
- Qarku Fier, 16 mandate, 5 të renditur
- Qarku Korçë, 10 mandate, 3 të renditur
- Qarku Kukës, 3 mandate, 1 i renditur
- Qarku Lezhë, 7 mandate, 2 të renditur
- Qarku Shkodër 11, 4 të renditur
- Qarku Tiranë, 37 mandate , 12 të renditur
- Qarku Vlorë 12, 4 të renditur
PËRLLOGARITJA
Në zgjedhjet e 11 majit, në sistemin e ri zgjedhor që do të aplikohet në Shqipëri, 46 deputetët e parë të çdo partie do të jenë nga lista e mbyllur, e cila është përcaktuar nga partitë dhe votuesi nuk ka mundësi të ndikojë në renditjen e tyre. Për partitë që fitojnë më shumë mandate se ato që kanë në listën e mbyllur, do të ketë mundësi të fusin deputetë nga lista e hapur, ku renditja përcaktohet nga votuesit.
Dyzetë e gjashtë deputetët e parë të çdo partie do të jenë nga listat e mbyllura, aty ku renditjen e ka përcaktuar partia dhe votuesi nuk mund të ndikojë. Vetëm për ato parti, që do të fitojnë mandate përtej listës së mbyllur, do të kenë mundësi të fusin në Kuvend, deputetë nga lista e hapur, aty ku renditjen e përcaktojnë zgjedhësit. Dokumenti i KQZ ka llogaritur sipas qarqeve, se si ndahen mandatet në lista të fiksuara dhe në lista të hapura. Sipas kësaj skeme, partitë e vogla nuk do të kenë thuajse asnjë deputetet që vjen nga lista e hapur, por vetëm nga ato të mbyllura.