Pse goditet Bardh Spahia!

Nga Milaim NELA

Bardh Spahisë nuk ja falin fitoren e 6 Marsit 2022!

Është kaq e dukshme, është kaq e thjeshtë!

Ajo fitore dukej e vogël por ju dëshmoi shqiptarëve se Shkodra mbetet busulla orientuese e demokracisë në Shqipëri e lakmuesi i të vërtetës.

Bardh Spahisë nuk ja falin faktin që asht Shkodran që nuk përkulet e nuk përbuzet!

Bardh Spahisë nuk ja falin faktin që ai asht fisnik e pinjoll i Ali Spahisë!

E duke qenë se Ali Spahia nuk jeton më për t’iu hakmarrë shfryjnë inatin me Bardhin!

Këta të godasin e ndjekin në 7 breza se kanë dhënë prova!

Ata ja mësyjnë Bardhit sepse e dinë që ai ishte kandidati ma i votuar shkodran në prill të vitit 2021 e duhet me e nxjerrë jashtë listave të garimit në votimet e radhës.

Ata ja mësyjnë Bardhit sepse e dinë që nuk e kanë mundur në zgjedhjet e fundit bashkiake por e kanë vjedhur!

Ata ja mësyjnë Bardhit sepse duan të demonstrojnë forcën e errësirës ndaj dritës!

Ata kanë goditë Bardh Spahinë sepse duan të goditin e përçudnojnë qytetërimin shkodran që asht i lashtë sa vetë Shqipëria!

Nuk mbulohet dielli me shoshë o mjeranë!

E mos t’iu shkojë në mend se do ta përdhosni Shkodrën!

Jo kurrë!

Laraskat do largohen atje ku e kanë vendin!

About Redaksia

Check Also

Mrekullia Dumani: Si të blesh pasuri pa miliona (nëse e di sekretin)

Nga Flamur VEZAJ Altin Dumani është dëshmia e gjallë se në Shqipëri ka ende mrekulli …