Gjatë fjalës së tij para Gjykatës, Beqaj hodhi akuza ndaj gjyqtares së seancës se ka dëmtuar procesin e rregullt ligjor dhe të drejtat e tij në mënyrë të qëllimshme.
Beqaj tha gjithashtu se vendimi i gjyqtares është i ndikuar politikisht, pasi sipas ish-ministrit, ai është duartrokitur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetja e PD, Albana Vokshi.
Ai shtoi se akuzat ndaj tij, por edhe ndaj por as z. Klodian Rjepaj dhe z. Ilir Rrapaj, janë të sajuara dhe sipas Beqajt, ata e kanë të pamundur të mbrohen.
Në momentin që gjykata ndodhej në dhomë këshillimi, ish-ministri Beqaj dhe avokati i tij janë larguar nga gjykata.
“Ç’rendesi ka nëse une kam vjedhur apo jo. Ne te vertete e rëndësishme eshte qe PD te kete tani goje te pretendoje qe une jam hajdut sepse deri me tani dhe shpërdorimi i detyrës nuk arrinte te mbante dot veten ne kembë”, tha mes të tjerash Beqaj.