Berisha: Me ardhjen e Trump merr fund krijimi i drejtësive monstra dhe agresioni ndaj opozitave konservatore

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, gjatë fjalës me të deleguarit e Tiranës, me Donald Trump president, nuk do të ketë më drejtësi mostra, apo agresione ndaj opozitave.

Berisha tha se, me ardhjen e Trump merr fund krijimi i drejtësive monstra dhe agresioni ndaj opozitave konservatore.

“Pra, në këtë kontekst, këto janë arritje të mëdha.

Askujt nuk mund t’i shkonte ndërmend se një ditë, një stuhi e tillë marksiste-leniniste e ekstremit të majtë, do frynte nga SHBA në drejtim të botës, në drejtim të vendeve të lira.

Por jo vetëm kaq. Shqipëria, kopshti eksperimental i Xhorxh Sorosit dhe jo i Xhorxh Oruellit, u përball me pasoja të tjera si në asnjë vend tjetër të agresionit ndaj opozitës konservatore në Shqipëri.

Me dekretet e djeshme dhe fillimit të detyrës të sekretarit Rubio dhe dekretet e presidentit Trump, merr fund njëherë e përgjithmonë përdorimi i parave të taksapaguesve amerikanë kundër pluralizmit politik në kuptimin kundër opozitave konservatore siç ndodhi në Shqipëri.

Dhe kjo përbën një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Kjo praktikë e paprecedent më parë, të jemi realistë, njohu kulmi gjatë kësaj administrate.

U ndërmorën akte direkt në shkelje të plotë të ligjit amerikan kundër lidershipit të kësaj partie apo ish-lidershipit të saj, vetëm e vetëm për t’i caktuar asaj kryetarin që donte Edi Rama.

Nuk ishte vetëm kjo.

Diplomacia sorosiane e Entoni Blinken u angazhua në mënyrë të turpshme për izolimin e llojit stalinist të një force politike që kishte përmbysur diktaturën komuniste në Shqipëri, që kishte dhënë kontributin më të madh në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, integrimin në NATO dhe Këshillin e Europës.

Praktika të turpshme dhe të dënueshme, të cilat marrin fund dhe në fjalën e tij sekretari Rubio mendoi se dha vizionin më të qartë të misionit të diplomacisë amerikane.

Me inaugurimin dhe fillimin e detyrës të presidentit Donald Trump merr fund përdorimi i fondeve të taksapaguesve amerikanë për krijimin e drejtësive monstra.

Shpërndarjen e kësaj race gjykatësish dhe prokurorësh, replikimin e tyre në vende të tjera si mercenarë të ekzekutivit të qeverive të majta dhe ekstremit të majtë.

Pra, në qoftë se ka një komb që ka fituar më shumë me këtë fitore pas kombit amerikan, unë nuk di një të dytë që të vijë përveç kombit shqiptar.

Nuk di një të dytë përveç opozitës shqiptare dhe forcave konservatore në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nën hetim nga SPAK, Rama merr në mbrojtje edhe Bushkën!

Edi Rama ka marrë në mbrojtje edhe deputeten Klotilda Bushka e cila është në hetim …