Berisha paralajmëron Sorosin: Largoje fondacionin nga Tirana para zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Xhorxh Sorosit që të largojë nga Shqipëria fondacionin e tij, para zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë takimit me të deleguarit e Tiranës për PD, kreu i demokratëve u shpreh se, nëse nuk largohet fondacionin Soros, vendimi i parë pas fitores së PD do të jetë largimi i këtij fondacioni nga Shqipëria.

“Qëllimi i konferencës sime, siç e patë ju, ishte Tao, por Taon e hodhi në kosh, nuk u mor me Taon, u mor krejtësisht me veten e tij.

Atëherë i them bëhu gati se do kesh surpriza të tjera, sepse ne jemi opozitë, ne që në momentin që të rezervohemi për të bërë publik krimet tuaja dhe të enturazhit tënd, krimet e atyre që flenë mbi dosje krimi, harroje se qëndrojmë një orë në këtë qëndrim.

Sikundër garantoj ata që flenë mbi dosje krimi, i fshehin ato, do kenë kohëra të vështira sepse ajo përbën krim dhe do pësojnë fatin e bashkëpunëtorëve të organizatave kriminale”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ramës: Po thirre protestë tjetër, ne do përgjigjemi me një kundërprotestë përfundimtare për ty

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për media tha se, Edi Rama dhe …