Bota do mësojë kush e vrau Kenedin dhe Martin Luther King, Trump firmos urdhërin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka nënshkruar një tjetër urdhër ekzekutiv që lidhet me deklasifikimin e dokumenteve për vrasjet e bujshme që kanë tronditur Amerikën.

Bëhet fjalë për atentatet ndaj John Fitzgerald Kennedy, vëllait të dij Rober Kennedy dhe Martin Luther King.

“Shumë njerëz e presin këtë, për shumë kohë, për dekada të tëra. Gjithçka do të zbulohet”, tha Donald Trump.

Ky është një nga premtimet parazgjedhore të Donald Trump, i cili kishte dhënë se do ta bëntë që në mandatin e tij të parë, por nuk e realizoi dot.

Janë tre atentate, në vitin 1963 ndaj Presidentit John Kennedy dhe në 1968 të Robert Kennedy dhe King që tronditën SHBA-në. Atentati i parë ndaj presidentit Kennedy krijoi skenarë të pafund konspirativ se kush, si dhe pse planifikoi vrasjen e një presidenti popullor.

About Krye Redaktor

Check Also

Goditje tjetër ndaj Ramës, JD Vance dhe Rubio refuzuan takimin me të në Mynih, oligarkët e lobistët dështuan

Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me …