Nga Adriana KALAJA
Sot, edhe zvarranikët e pështirë që dalin banak më banak të televizioneve të paguar nga inceneratorët inekzistentë dhe të krimit të organizuar, nuk gjejnë fjalë të mbrojnë modelin antiligjor dhe kriminal të ambasadores Yuri Kim, pagëzuar nga unë si:
– Kim Young Yuri;
– Merimanga e Zezë;
– Griselda Blanco;
– Sudja e shekullit XI;
– Etj. Etj.
Ka shumë për të folur për këtë model të ndyrë e antimoral që përfaqësonte, kjo femër që hiqej dhe si mashkull kur ia donte nevoja dhe interesi i mazhorancës në pushtet e pro ngjyrimeve lgbtqi, por unë po ndalem aty ku më dhemb më shumë dhe për të cilin nuk lodhem kurrë së luftuari.
Për Teatrin Kombëtar.
Më 17 maj 2020 ora 5.00, tek shembej Teatri nga barbarët, bëra thirrje të rrethonim Ambasadën AntiAmerikane, pasi kisha info se mafiozja Kim Young Yuri i kishte thênë prisheni se unë nuk do ndjehem.
Dhe në fakt, ashtu ndodhi.
Ndërkohë që nga rrenojat e Ikonës së Tiranës dhe Shqipërisë, vijonte të dilte pluhuri i gjurmëve që kishin lënë fadromat e mafies së betonit, në orën 10.00, Griselda Blanco nxjerr nje foto mavi dhe uron diten e lgbtqi.
Për këtë deklaratë, u kërkua arrestimi im, dhe pas refuzimit të Organit të Akuzës, filloi procedimi penal në ngarkimin tim, i cili u pushua nga Gjykata e Tiranës sipas fotove 1 deri në 5 më poshtë.
Kjo thirrje e imja, më “përndiqte” nga shërbëtorët dhe zvarranikët e regjimit, sa herë që i lypsej pushtetit, ku rasti më flagrant ishte kandidimi im për primaret për Bashkinë Tiranë, ku bijtë e kriminelëve sigurimsa Enver Goxhaj e Rustem Çipi, më shumë më sulmonin mua se pushtetin, duke e rihedhur sërish në treg këtë video.
Poooooooor, ata e dinë mirë se unë mund të bëj dhe veprime politike të gabuara, por nuk bëj politikë me urdhër dhe sponsorizim.
Besoj në të drejtën time e mbi të gjitha, Kauzat i çoj deri në fund.
Tani, pas 5 viteve, jo vetëm koha më dhe të drejtë, por pyetjet që bëj dhe që të gjithë i dinë përgjigjet janë:
- A do shkonte lajmi në Senat e Kongres nëse ne do kishim rrethuar ambasadën AntiAmerikane duke protestuar kunder këtyre veprimeve mafioze të ambasadores Kim Young Yuri dhe pasardhësit të saj?
- A do shpallej Non Grata Lideri i Opozites Z. Berisha, nëse mafiozet Antishqiptarë, brenda e jashtë ambasadës, do shihnin një popull që reagon?
- A do ndërhynte aq dhunshëm në punët e brendshme dhe në drejtësi njëvndyrësirë si Merimanga e Zezë nëse ne do reagonim në mbrojtje të Kushtetutës?
Mjafton të shihni fotot poshtë sesi paraqesin betimin e një Kllouni të emëruar nga Edmond Bego si Bajram Begaj e nuk japin asnje pamje të betimit të Presidentit Trump, bindesh se mentaliteti sorosist dhe kriminal i sulmit ndaj PD dhe Opozitës, instaluar brenda saj nga paratë e mafies dhe të krimit, duhet shembur me “tritol”.
“Fitilin” e bëra gati.
E bëmë gati ne që nuk u dorëzuam e që nuk pranuam të “hamë” bar.
Ne që nuk e dorëzuam as sovranitetin dhe as dinjitetin tonë.
Ne që luftuam për të mbrojtur shtëpinë tonë të madhe, Shqipëri.
Ndaj them se “fitili” është gati.
Pritet vetëm që Presidenti Trump ta “ndezë”.
E tek lexoj lajmet e fundit…….sot më shumë se kurrë, jam krenare që nuk pranova të shes lirinë time.
Nuk e mbron dot lirinë e vendit, nëse nuk mbron lirinë tënde.
Une ja dola.
Ja dola se besova në të drejtën dhe lirinë time.
Provoje dhe ti.
Asnjëherë nuk është vonë të luftosh për lirinë tënde dhe të vendit tënd.