Adriatik DOSTI
”Triumf” i Donald Trump ne Tirane – permes piktorit te super talentuar shqiptar …mikut tim te mire Avni Delvina.
Bash ne diten e ceremonise se betimit ne White House ne Washington te Presidentit te 47 te Amerikes D.Trump ne 20 janar 2025 …piktori i talentuar shqiptar Avni Delvina dhe organizatoret e bashkepunetoret e ekspozites se tij krejtesisht te vecante e unikale D.Kaba, N.Dhales e A. Devolli …i kane befasuar e surprizuar te gjithe …teksa ne Piramiden e Tiranes kur dikur mbreteronte ende Diktatori i vdekur komunist shqiptar Hoxha…kane sjelle pothuajse te gjalle Uraganin ”kapitalist” amerikan Trump.
Jane 47 punime mes piktures e grafikes e mbi te gjitha permes profesionalizmit perfekt por edhe talentit e mendjes se holle, te mencur e fineses se tij artistike …qe e befasojne krejt shikuesin e vizitorin shqiptar por qe terheqin gjithashtu dukshem vemendjen edhe te opinionit , publikut , mediave e kritikes kombetare e nderkombetare.
Pasi deri me sot kjo mbetet ekspozita e pare e ketij lloji ne bote.
Tematika dhe mesazhi qe kerkon te percjelle permes cdo punimi te tij piktori Delvina mendoj se jane Qershia mbi Torte e kesaj ekspozite e cila do te qendroje e hapur ne kryeqytetin shqiptar deri te djelen e 26 janarit dhe qe deri tani ne vetem 2-3 ditet e para te egzistences se saj ka terhequr nje numer rekord vizitoresh.
Pertej mediave shqiptare te cilat talenti dhe mendja e mencur e piktorit Delvina duket se i nxorri nga guacka …eshte shtypi e media nderkombetare qe e ka vleresuar se tepermi celjen e ekspozites Triumf i Donald Trump ne Tirane prej nje piktori e artisti shqiptar i cili prej vitesh jeton e krijon ne Itali ani pse me zemer jeton e frymon ne Atdheun e tij te dashur…Shqiperi.
Kujtoj me kete rast se Avni Delvina rrjedh nga nje familje tipike atdhetare, patriote, nacionaliste e antikomuniste shqiptare …si dhe eshte Nipi i Sulejman Delvines kryeministrit te shquar shqiptar te dale prej Kongresit te Lushnjes.
I njohur jo vetem si shqiptar i mire e piktor i super talentuar Avni Delvina meriton respekt te vecante edhe per bindjet e tija konseguente politike te djathta e per qendrimin ne vijen e pare te demokracise …si nje demokrat i vertete e i pa kompromis me te keqen e si nje shqiptar nacionalist qe kurdohere aspiron ta shohe Atdheun e tij te Lire e Dinjitoz.
Urime te perzemerta Avni miku…shume respekt , konsiderate e mirenjohje TY personalisht por edhe familjes tende per gjithcka keni bere e beni nder vite ne te mire te kombit , Atdheut e popullit tuaj …ne te mire te Lirise, Paqes e Demokracise kudo ne bote…ku edhe ekspozita e sapo celur ne Tirane dedikuar ekskluzivisht Uraganit Trump duket se i ve vulen gjithckaje dhe nuk ka fare nevoje as per elozhe e as per komente te teperta.
Respekte e perqafime vellazerore nga larg miku yt e i familjes suaj
Adriatik Riza Dosti – Janar 22 / 2025 – Ann Arbor – Michigan – USA