Veliajn nuk e lejuan të futej ne ceremoninë e Trump, kush ishte greku që e mashtroi

Erion Veliaj nuk ka arritur që të jetë në ceremoninë e Presidentit Trump. Ai ka përfunduar në një sallë jashtë ceremonisë. Kryetari i PD, Berisha ka deklaruar se njeriu që e mori përsipër Veliajn ishte Vangjel Tavo.

Denoncimi i Berishës

I plagosur për vdekje politikisht, numri 2 i kësaj partie, sillet si kufomë politikë në Europë dhe SHBA, hapi fjalë dhe jo vetëm hapi fjalë ç’është e vërtetë, por u morën edhe bileta 150 mijë euro, por përfundoi diku, në asnjë nga këto ballot kryesore, përfundoi në një festë me ndihmën e personit të vetëm që njoh unë dhe që është tradhtar i kombit grek dhe kombit shqiptar dhe që quhet Vangjel Tavo.

Pasi biletat i dolën kallp, sepse ato kishin çmimin e tyre që duhej paguar, por edhe protokollin për të përfituar prej tyre, pastaj përfundoi aty ku arriti, jashtë të gjitha ceremonive zyrtare, me mbështetjen e njeriut që në 34 vite që është dyfish tradhtar i kombit grek dhe kombit shqiptar dhe quhet Vangjel Tavo.

E pamëshirë ndaj tij, e ndoqi si hije e zezë Lubia, për t’ia prerë rrugën në çdo hap të tij. Kjo është e vërteta.

Beteja midis tyre është një betejë kafkiane, nuk ngurruan të dalin me rivalitet edhe para nderimit të të vdekurve të 21 Janarit, çka habitën të madh dhe të vogël, demokrat e socialist, familjar dhe jofamiljar.

About Redaksia

Check Also

Sulmi i Ramës ndaj gjyqtarit/ Berisha: Mesazhin digjital e dërgoi Irena Gjoka dhe Ulsi Manja

Kryetari i PD, Sali Berisha dënoi sulmin e kryeministrit Edi Rama, ndaj gjyqtarit të dosjes …