Vota e diasporës/ Ivi Kaso: Kryeproblemi është vlefshmëria e dokumenteve, do ta çojmë në Kuvend

Opozita ka prezantuar amendamentin për problematikat e hasura në procesin e votës së diasporës ku do të adresohen problematikat e hasura në verifikimin e dokumenteve tek shtetasit shqiptarë që jetojnë përtej kufijve.

Sekretari për Çështjet Ligjore në Pd, Ivi Kaso, tha në deklaratën për media se problematikat janë ngritur edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

 

“Lidhur me propozimin, me amendamentin që ne kemi propozuar dhe mënyrën se si arritëm deri këtu.

Momentin që ne kemi materializuar këtë me iniciativë të kodit për ndryshimet ligjore, ka qenë moment gjithashtu që Kuvendi ka hasur me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i diskutuar më parë me partitë politike.

Problematika kryesore që kishte ngritur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ishte me afatin e përgatitjes së këtij procesi për një numër të lartë zgjedhësish të cilët priteshin. Po verifikohet çdo ditë që ka një interes relativisht të lartë nga Diaspora për t’u regjistruar. Nëse alarmi i ngritur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në fund të muajit tetor lidhur me pamjaftueshmërinë e kohës së përgatitjes së fletës së votimit në mënyrë efektive shtetasve jashtë dhe kthimit të tyre brenda afatit ligjor që është dita e votimit.

Opozita ka ndarë të njëjtin shqetësim për këtë problematikë. Gjithashtu ka ndarë po të njëjtin shqetësim për të ndërhyrë në Kodin Zgjedhor për të adresuar problematikën e çështjes së pagesës, e cila për fat të mirë u mor përsipër nga shteti.

Duhet kujtuar dhe marrë parasysh që ky proces nuk është një proces votimi i ndarë, nuk janë një palë zgjedhje më vete që organizohen për Diasporën, jashtë por është një pjesë e atij procesi që duhet të administrohet sipas të të njëjtave rregullave.

Nëse ka dhjetëra probleme që lidhen me votimin e diasporës, kryeproblemi i tyre është vlefshmëria e dokumentave të shtetasve. Për ata që kanë dhe i kanë skaduar, për ata që nuk janë pajisur kurrë me një dokument shqiptar dhe për ata që për një arsye apo një tjetër, nuk disponojnë një dokument shqiptar por kanë një dokument të një shteti të huaj.

Janë pikërisht këto që ne kemi përfshirë në këtë amendament, të cilin e kemi paraqitur në Kuvend. Synojnë dhe vlerësojmë që duhet të jetë e njëjta vlerë ligjore dhe e njëjta mundësi atyre të cilëve disponojnë jo vetëm kartën e identitetit të vlefshëm në republikën e Shqipërisë, por edhe ata shtetas që u kanë skaduar dhe atyre që nuk kanë një dokument biometrik shqiptar.

Nuk ka asnjë arsye ligjore që jo vetëm kjo të mos implementohet në procesin zgjedhor, por të krijojë edhe barazi trajtimi midis zgjedhësve.

Synimi jonë ka qenë ta bëjmë këtë të drejtë të barabartë dhe efektive. Është një shqetësim që ne nuk e ngremë për herë të parë. E kemi ngritur në mbledhje e komisione. Ne ua kemi parathënë të gjitha palëve që do ta ngremë këtë shqetësim. Opozita do ta kishte mjaft të thjeshtë nëse do ta shihte votën e diasporës si instrument tregtie, si instrument shantazhi ndaj mazhorancës, mund ta lidhte këtë me çdo lloj kërkesë që do të bënte avantazh për opozitën.

Ka vendosur që këtë gjë ta shtrijë për të gjithë shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ky është konteksti për të cilën në kemi bërë këtë amendament.

Nëse qeveria do të kishte bërë një proces pa cenuar askënd, do ta kishte bërë para datës 11. Tashmë nuk është më detyrë e qeverisë, por e Kuvendit që të marrë masa.

Për herë të parë kemi një qeveri që kontrollon edhe procesin e dhënies së një dokumenti tek shtetasit shqiptarë”, tha Kaso.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …