Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërprerë mbrojtjen federale për Dr. Anthony Fauci, eksperti i sëmundjeve infektive që e këshilloi gjatë pandemisë së COVID-19.
Gjatë një deklarate për mediat në Karolinën e Veriut, Trump tha se nuk ndien përgjegjësi për sigurinë e ish-zyrtarëve të qeverisë.
“Ata kanë bërë shumë para. Mund të paguajnë vetë për sigurinë e tyre,” tha ai, duke iu referuar edhe John Bolton, ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare.
Dr. Fauci ishte pranë Trump gjatë fillimit të pandemisë, por më pas u bë kritik ndaj tij, veçanërisht kur Trump kundërshtoi udhëzimet e shëndetit publik. Siguria e Fauci-t ishte rinovuar disa herë gjatë presidencës së Joe Biden, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme.
Trump deklaroi: “Nuk mund të kesh mbrojtje për gjithë jetën vetëm sepse ke punuar për qeverinë.”