Zhulali: Veliaj i çon paratë e qytetarëve tek inceneratori fantazmë!

Përpara Bashkisë së Tiranës, po zhvillohet protesta e radhës e opozitës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi ky i fundit është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për 4 vepra penale.

Gjatë fjalës së saj, ekspertja për çështjet ndërkombëtare, Ilda Zhulali tha se përpara dy vitesh, bashkë me Këlliçin propozuan autobusin falas, si një zgjidhje për tu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që e prdorin këtë mjet, për të ulur koston e shpenzimeve në Tiranë.

“Mirëserdhët në protestën e 43-të, përpara ambjenteve ku rri ende pronari faktit i inceneratorit fantazëm dhe shoku i hajdutëve 5D që do e heqim nga detyra.

E mbani mend se si përpara dy vitesh, bashkë me Këlliçin propozuam autobuzin falas, si një zgjidhje për tu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që e perdorin këtë mjet, për të ulur koston e shpenzimeve në Tiranë.

Çfarë bëri Veliaj, se ndihej i fuqishëm atherë? Nuk bëhet tha autobuzi falas, na solli një ekspert që të na thoshte se nuk ka autobus falas për banorët e Tiranës, mirëpo tani që u shtrëngua litari në fyt, tha se do e bëj autobusin falas vetëm për pensionistët, edhe pse po i poshtëron në ato radhët atje, ky është Veliaj.

Ka përjashtuar gratë, të cilat e përdorin më shpesh autobuzin, edhe pse për shkak të detyrave janë ata që e përdorin më së shumti, janë të përjashtuara nga autobusi falas.

Kjo është qeveria e tyre e Veliaj nuk ka para për gratë, se duhet të ja çojë inceneratorit fantazëm, të ja japi drejtorëve të 5D, ti fusë këto para në xhepin e tij, njësoj si ky edhe Rama nuk ka para për pensionistët se duhet t’i çojë te koncensionet”, tha Zhulali.

About Redaksia

Check Also

Takimi në Athinë i eurodeputetit Beleri me emigrantët mes thirrjeve “Poshtë Rama”

Edi Rama eshte pa asnje diskutim personazhi me negativ per opinionin publik dhe politik ne …