Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës Sali Berisha, u shpreh se, Partia Demokratike synon të ecë drejt standardeve më të mira të BE dhe nuk do lejohen kurrsesi që në Shqipëri të futen ilaçe që nuk kanë certifikantën e institucioneve më prestigjioze ndërkombëtare evropiane dhe amerikane për përdorimin e tyre dhe që nuk shiten më parë se të hyjnë në Shqipëri.
Ai shtoi se, është sistem në të cilin janë kryer krime kundër njerëzimit duke lënë së sëmurë në kthetrat e fatit, jo për shkak të sëmundjes, por për shkak të ilaçeve dhe kjo gjë do të marrë fund.
“Riorganizim tërësor i shërbimit parësor, baza e sistemit.
E shpartalluan. Qenë hedhur baza shumë të shëndosha në bashkëpunim me BB dhe OBSH.
E zbërthyen.
Sistemi i urgjencës funksionon brenda unazës së vogël të Tiranës. Funksionon si një repart politik, paçka se ka mjekë dhe infermierë që djersitin gjithë ditën. Por e përdor politika në mënyrë të pamëshirë.
Marrin fund këto.
Ne synojmë të kapim standardet e OBSH për vende si ne.
Synojmë të ecim drejt standardeve më të mira të BE. Nuk do futen në Shqipëri ilaçe që nuk kanë certifikantën e institucioneve më prestigjioze ndërkombëtare evropiane dhe amerikane për përdorimin e tyre dhe që nuk shiten më parë se të hyjnë në Shqipëri në të paktën dy vende anëtare të BE.
Po pse do mbledhim ne ilaçe jashtë standardeve? Ne nuk kemi laboratorë që të vërtetojmë.
Atëherë ka një mënyrë. E patëm ligjin, e ndryshoi Edi Rama pasi Vilma Nushi donte të fuste patjetër Profarmën serbe se ishte përfaqësuese e tyre. Ligji ynë nuk i lejonte të futeshin në tregun tonë. Kjo është e vërteta. Një nga aktët e para, modifikuan ligjin.
Merr fund kjo!
Shqiptarët në farmaci do marrin ato ilaçe që blejnë qytetarët europianë në farmacitë e tyre dhe shteti do dyfishojë numrin e barnave që subvencionon, që rimburson.
Rimbursimi nga 50 do shkojë drejt 90 përqind. Do kapë standardet.
Pra, kemi folur për paketa emergjente. Kemi deklaruar se çështja e pensioneve dhe rrogave të ulëta është emergjencë.
Deklarojmë sot para shqiptarëve se çështja e shëndetësisë është emergjencë.
Rrogat, pa diskutim që do të rriten.
Në mandatet që kishim më parë ne mbidyfishuam rrogat e mjekëve dhe infermierëve.
Tani ne do bëjmë që mjekët në Shqipëri të paguhen më mirë se mjekët e tjerë.
Çfarë bëri Hungaria në epideminë e Covid-it? Vuri rroga gjermane për mjekët sepse mjekët po vraponin drejt Gjermanisë.
Apo do bëjmë ligje që punoni 3 vjet apo 5 vjet. Marrëzira.
Rritim rrogat, krijojmë kushtet dhe shumica nuk kanë asnjë tendencë të largohen, por të shërbejnë në vendin e tyre.
Ndaj dhe ne do shkojmë drejt dyfishimit të rrogave të mjekëve dhe infermierëve dhe rritjes gjersa ata të marrin më shumë se mjekët dhe infermierët në rajon dhe të afrohen me standardin e BE.
Unë u ndala në disa elementë, por kjo reformë do marrë formën përfundimtare vetëm nga mendimet tuaja, propozimet tuaja, sugjerimet tuaja.
Gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor ne e konsiderojmë emergjencë.
Është sistem në të cilin janë kryer krime kundër njerëzimit duke lënë së sëmurë në kthetrat e fatit, jo për shkak të sëmundjes, por për shkak të ilaçeve.
Merr fund kjo!
Edhe njëherë i përshëndes punonjësit e këtij sistemi me shpresë dhe besim të plotë se ata do u përmbahen standardeve më të larta të humanizmit, të betimit të tyre si shërbëtorë të të sëmurëve”, u shpreh Berisha.