Në letrën e brendshme drejtuar punonjësve thuhet se deri deri sa të jetë shqyrtuar dhe miratuar nëse janë apo jo “në përputhje me agjendën e Presidentit Trump” nuk do të livrohet apo premtohet asnjë lloj fondi ndihme apo të zgjaten marrveshjet për ndihmat ekzistuese.
Urdhri i ri duket se prek gjithçka, që nga ndihmat për zhvillimin deri te ndihmat ushtarake. Megjithatë janë parashikuar shprehimisht përjashtime për ndihmat financiare ushtarake për Izraelin dhe Egjiptin.
Izraeli merr nga jashtë rreth 3.3 miliardë dollarë ndihma financiare ushtarake në vit, kurse Egjipti rreth 1.3 miliardë dollarë.
Po ashtu nga ngrirja duket se janë përjashturar edhe ndihmat ushqimore për raste emergjente.
Në shkresë kërkohet që të gjitha ndihmat për botën e jashtme të rishqyrtohen brenda ministrisë brenda 85 ditëve./DW