Zjarr te Komuna e Parisit, ka të lënduar fëmijë dhe të moshuar

Pasditen e sotme një parking në një pallat në Komunën e Parisit në Tiranë është përfshirë nga flakët. Ngjarja është e dyta brenda pak ditësh që ndodh po në të njëjtën zonë.

Burime për Syrin bëjnë me dije se ditën e sotme ka patur të lënduar, bëhet fjalë për fëmijë dhe të moshuar. Bëhet e ditur se, një nënë ka dërguar në pediatri dy djemtë e saj të vegjël, ndërsa një e moshuar është lëndur teksa është rrëzuar në shkalla duke dalë nga pallati në panik e sipër.

Policia e Shteti dhe shërbimi zjarrëfikës nuk kanë ende një njoftim zyrtarë për të lënduarit nga ngjarja e sotme. Ndërsa, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, referuar

Strukturës së Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë ka bërë një reagim publik ku fsheh lëndimin e banorëve të pallatit dhe flet vetëm për 3 automjete të djegura dhe vënine nën kontroll të flakëve:

“Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.

Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.”,- shkruhet në njoftimin e tyre në rrjetin social Facebook.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama shkalloi nga ardhja e Chris LaCivita! Hija e McGonigal do e ndjekë gjer në fund të jetës!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se Rama nuk e priti aspak mirë ardhjene …