Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se PS është penduar thellësisht, që lejoi diasporën të votojë nga jashtë vendit.
Në përmbyllje të konferencës me gazetarët, Berisha tha se socialistët i frikësohen votës së emigrantëve, ndërsa shtoi se PD do të këmbngulë për të njohur dokumentet e tyre biometrike në vendin ku jetojnë, një kërkesë unanime që sipas tij nuk ka negocim.
“PS është në kaos të madh, në inkoherencë totale.
PS është penduar shumë, janë penduar thellësisht që lejuan votën e shqiptarëve jashtë vendit sepse konstatojnë një alergji ndaj tyre, për të mos thënë edhe më shumë.
Ju besoj i keni parë xhirot e Taos në demonstrata.
Keni parë se si mbushin sallat me arsimtarë që i marrin nga Shqipëria në piknik.
Se si shpërngulin të gjitha bashkitë e juglindjes për t’i mbushur sallën Spiropalit.
Tani ata janë në çrregullim të madh.
Ndjejnë frikë…
Ne insistojmë, ne në mënyrë absolute nuk pranojmë asnjë ndryshim nëse nuk pranojnë ndryshimin….
Sepse kjo është të ndëshkosh. Është kërkesë unanime e emigrantëve, të njohim dokumentet e tyre biometrike”, tha Berisha.