Kompania e inceneratorit inekzistent në Tiranë gllabëroi miliarda lekë në vitin 2024

Kompania Integrated Energy BV SPV, përgjatë vitit 2024 ka marrë pagesa nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave 1,53 miliardë lekë ose 21 për qind më shumë se plani për këtë projekt.

Sipas tabelave të publikuara nga “Monitor”, në buxhetin e vitit 2024 planifikohej që pagesat për ndërtimin e landfillit të Tiranës të arrinin në 1.27 miliardë lekë, por të dhënat e Open Data Albania tregojnë se janë paguar nga 1 Janari-31 Dhjetor të 2024 më shumë se 1,53 miliardë lekë ose 2.7 milionë euro më shuëm seç ishte planifikuar.

Sipas të dhënave, dëri në shtator u paguan 1 miliardë lekë ndërsa vetëm në tre muajt e fundit të vitit 2024 u paguan më shumë se 500 milionë lekë.

Më tej të dhënat e paraqitura në Open Data Albania në ditën e fundit të vitit 2024 Thesari ka çelur 76 milionë lekë ose 767 mijë euro ndaj Integrated.

Të dhënat mbi faturat e pagesave tregojnë se fondet kanë shkuar për depozitim mbetjesh ndaj Bashkive të Durrësit, Kavajës, Vorës, Kamzës, ndërsa në përshkrimin e faturave të Bashkisë Tiranë është edhe ndërtimi inceneratorit.

Ndaj administratorit shtet paguhen fatura për ndërtimin e incineratorit, punimet e të cilit nuk kanë filluar.

Kështu, kompania e inceneratorit vijon të marrë miliardë lekë apo miliona euro nga taksapaguesit shqiptarë për një vepër që nuk ekziston dhe që është kthyer në një mal me plehra.

Afera e inceneratorit të Tiranës po hetohet nga SPA, ku po hetohen zyrtarë përfshirë dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që sipas Prokurorisë rezulton se janë kryer 4 vepra penale, korrupsion pasiv, korrupsion aktiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Për këtë aferë janë arrestuar me dhjetëra zyrtarë, drejtorë të përfshirë në atë që është quajtur skandali i shekullit apo vjedhja e shekullit./ Monitor.

Image

Image

 

About Redaksia

Check Also

Edi Rama në bashki, ose kthimi në vendin e krimit!

Nga Armir SHKURTI Pas arrestimit të Veliajt, Edi Rama u rishfaq në bashkinë e Tiranës. …