Kushtetutën e sulmon tenja…

Nga Ylli MANJANI

***

Ky debati mbi ripërtëritjen e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, përtej sa shkruan vetë Kushtetuta në nenit 179 të saj, është maskarallëk. Në mos një grabitje mandatesh në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Kushtetuta vetë e ka përcaktuar se kush janë mandatet që sigurojnë ripërtëritjen e përbërjes së saj. Është një mandat që mbaron këtë vit dhe një mandat tjetër që mbaron në 2028. Kjo është logjika përse u çel diskutimi për mandatin e zonjës Zaçaj. Në 2028 mbaron mandati i zotit Sandër Beci.

Të gjithë të tjerët marrin mandat të plotë.

E thotë Kushtetuta këtë, ligji më suprem dmth.

Të tjerat janë përralla me interpretime sipas qejfit.

Jo po Venecia, jo po Opdati, jo po ambasada, jo po kështu tha ai e kështu thotë ai tjetri, jo po e mbaj mend unë, jo po interpretim me analogji apo interpretim me brekë nëpër këmbë. Të gjitha janë pordhë me rigon që përpiqen  justifikojnë grabitjen e mandateve për qëllime politike okulte.

Grupi i “tenjës ligjore” në PS është ende në veprim…

Por lexoni nenin 179 të Kushtetutës dhe do bindeni se sa e thjeshtë është dhe sa e pisët është përpjekja okulte.

****

Personalisht nuk kam ndonjë respekt të veçantë tek Gjykata e sotme Kushtetuese, por grabitja është e papranueshme.

About Redaksia

Check Also

Plani i marinsit në Shqipëri

“RD” Flet shkurt, prerë, i vendosur, racional, i saktë dhe ka aftësinë që në 7 …