Balliu në Njësinë nr.6/ Banorët: S’kemi rrugë! Na mbyti era e kanalit të ujrave të zeza!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar video të zonës ku jetojnë baorët e Tiranës, shumë pranë Njësisë 6, që sipas tij janë lënë në harresë nga Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj.

Sipas Berishës, koordinatori i PD për Tiranën, Klevis Balliu ka denoncuar bashkë me banorë të zonës mungesën e infrastrukturës në njësinë nr.6, si dhe ndotjen e kësaj zone nga një kanal i ujrave të zeza që kalon nëpër shtëpitë e tyre.

Këta të fundit i shprehën shqetësimin Balliut, duke thënë se ky kanal është kthyer në një burim sëmundjesh për ta.

Reagimi

Kjo është rruga “Ilia Papanikolla”

I kam bërë thirrje bashkisë disa herë: kjo rrugë është bërë tërë gropa, tërë pellgje dhe nuk ka ardhur asnjë njeri nga bashkia.

Madje, Erion Veliaj erdhi me disa punëtorë, të cilët kishin mbushur edhe kamionat me interte.

Por ata, siç erdhën edhe u larguan dhe nuk bënë asnjë punë këtu!

Shiko çfarë bëhet, se po vjedhin të gjithë!

Për ne, si banorë na mbyti era e kanalit dhe kam frikë se do të bie ndonjë ditë, sepse nuk ka as dritë.

Ose ndonjë fëmijë duke luajtur me top…

Situata është shumë keq!!!

Përshëndetje, këtu jemi tek rruga “Ilia Papanikolla” 500 m larg mini bashkisë nr.6 në Tiranë, dhe siç e keni parë situata është katastrofike.

Një zonë e tërë e lënë pas dore, pa rrugë, pa minimumin e shërbimit të pastrimit.

Me një kanal, i cili është një burim i sëmundjeve.

Një situatë totalisht e pa justifikuar dhe të llogarisësh që buxheti i Tiranës është 500 milion euro në vit dhe qytetarët paguajnë 80.000 € në ditë për inceneratorin që nuk ekziston dhe 2 milion euro paguajmë naftën e makinave që duhet të mbledhin plehrat.

Me këtë situata dhe taksa të pa justifikuara ja se si është situata, totalisht katastrofë!

 

About Redaksia

Check Also

Ministri i Jashtëm “hije” dhe 3 deputetë konservatorë britanikë në zyrën e Berishës

Gjatë ditës së sotme, deputetët konservatorë britanikë kanë zhvilluar një takim me kryedemokratin Sali Berisha …