Berisha: Krimin shtetëror elektoral e kryeson Lubi Balluku! Do përballen me mosbindjen civile

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i opozitës Sali Berisha tha se në këtë periudhë, Edi Rama është angazhuar në krime të mëdha elektorale, ku krimin shtetëror elektoral e kryeson Lubi Balluku.

Berisha tha se, përdorimi i shtetit elektoral për të dhunuar votën e shqiptarëve është një thirrje e brendshme për demokratët për mosbindje civile dhe Edi Rama nuk mund të grabisë kurrë këto zgjedhje.

“Zonja dhe zotërinj deputetë, në këtë periudhë është shfaqur me gjithë shëmtinë e tij shteti elektoral.

Në këtë periudhë, Edi Rama është angazhuar në krime të mëdha elektorale.

Krimin shtetëror elektoral e kryeson Lubi Balluku.

E kryeson ky person, që në vjedhjet e saj tejkalon pas Edi Ramës çdo person tjetër në historinë e vendit.

Kjo ka hapur zyrat në të gjithë Myzeqenë me punonjësit e ministrisë, të cilët ngulen aty si xhandarë elektoralë, si terroristë elektoralë.

Përdorimi i shtetit elektoral për të dhunuar votën e shqiptarëve është një thirrje e brendshme për demokratët për mosbindje civile.

Edi Rama nuk mund të grabisë kurrë këto zgjedhje.

Ne jemi të përgatitur për një fushatë elektorale të ndreshme, të qetë, të drejtë, të konkurrojmë me alternativë.

Por në qoftë se ai shpalos shtetin elektoral, ne do shpalosim zemërimin e qytetarëve kundër shtetit elektoral.

Lubi Loti është një monstër e shtetit elektoral.

Peshkopinë e drejtonte me Ymer Lalën nga resorti i Ymer Lalës, që ia çonte edhe rrugën automobilistike gjer tek dera e resortit.

Tani, në Fier përdor metodat e një terrorizmi të vërtetë elektoral.

Dhe nuk është vetëm ajo, të njëjtën gjë bëjnë kudo këta.

Kryetarët e bashkive kanë braktisur detyrat, përveç atij të Elbasanit që thonë se Suel Çela e ka shtruar në dru dhe po kurohet në spitalet e Greqisë, nuk e di është a e vërtetë apo jo, por nuk mund të mos e them këtë, të tjerët janë zhdukur, qytetarët nuk ekzistojnë.

I përshëndes dhe i përgëzoj emigracionin që po i refuzon masivisht aq sa nuk janë në gjendje të filmojnë takimet e tyre sepse janë të dështuara të gjitha.

Por kjo është e vërteta, kryetarët e bashkive nga Saranda në Kukës janë shpërndarë si terroristë elektoralë në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjin.

Edi Rama po përdor trafikantë dhe oligarkë, ai ia paguan takimin në Milano, këtu i jep lejen e ndërtimit. Sipas mediave, një Ujka, Ujka”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Erion Veliaj të shkarkohet, Tirana të shkojë në zgjedhje, Rama uzurpon bashkinë e Tiranës!

Deklarata e Ilir Alimehmetit, Kryetar i Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës Të …