Gjatë fjalës në prezantimin e Programit 2025-2029 të Partisë Demokratike për Arsimin, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, qeveria e re do të rrisë fondet për shkencën. Sipas tij, këto fonde do të jenë mbi mesaten e rajonit.
Berisha u shpreh se, Partia Demokratike do të respektojë lirinë akademike, duke ironizuar se, Edi Rama si kryetar i Këshillit Shkencor do të reformojë Universitetin Bujqësor.
Berisha: Përveç kësaj, nuk kanë asnjëlloj hapësire senatet, është formale ekzistenca e tyre. Rektorët i kërcënojnë.
Pyes unë një pedagog tonin. E pyes për udhëheqjen e universitetit të Bujqësisë, se atje tani do t’i shuajë të gjitha specialitetet.
Ka gjetur një universitet në Austri që adapton një lloj programi për specialistët, paçka se universitetet e tjera bujqësore të Austrisë janë krejt tjetër, dhe thotë: këtë do aplikojnë. Po, mirë, çfarë bëjnë ata?
Ata, thotë, janë të gjithë në SPAK. Po, pse janë në SPAK? Iu ka fut SPAK-un atyre, nuk flasin dot. Ekzakt kjo që po iu them. Mund të duket e habitshme, po kjo është e vërteta.
Dhe tani do reformojë kryetari Kombëtar Këshillit Shkencor, Edi Rama, do reformojë Universitetin e Bujqësisë.
Pra, PD angazhohet, zotohet se, liria akademike, se respektimi i saj do të jetë zotim solemn. Nuk mund të ketë jetë akademike një vend, dhe universitete pa lirinë akademike.
Fondet për shkencën do të 0.8% e prodhimit kombëtar. Do dalim mbi mesataren e rajonit, me qëllim që të ecim pastaj drejt mesatares së BE-së.
Po në këtë situatë ku jemi katandis, jemi katandis në nivelet që shumë rrallë të gjesh në botë kaq të ulëta.
Unë nuk po zgjatem, por ju ftoj që këtë program, ju ftoj të kontribuoni në pasurimin e këtij programi, dhe ju garantoj se, transformimi i arsimit është një nga objektivat tona më madhore.
Faleminderit shumë!