Ministri i Macron thotë se është i gatshëm të përballet ushtarakisht me SHBA për Groenlanden

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Evropës po prishen. Ministri i Jashtëm francez Jean-Nowl Barrot tha se Franca kishte diskutuar me Danimarkën mbi mundësinë e vendosjes së trupave në Groenlandë në përgjigje të disa kërcënimeve të fundit nga presidenti amerikan Donald Trump për të aneksuar territorin danez.

“Nëse Danimarka bën thirrje për ndihmë, Franca do të jetë aty së bashku me vendet e tjera të Bashkimit Europian, të cilët kanë shprehur mbështetje shumë të fortë për Danimarkën gjatë një takimi të fundit të ministrave të jashtëm të BE-së, me disa vende që konsiderojnë gjithashtu vendosjen e trupave në Groenlandë”, tha Ministri i Jashtëm francez, Jean-Nowl Barrot.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen takoi të martën liderët kryesorë të Evropës, gjatë disa vizitave ne Paris, Berlin dhe Bruksel, në përpjekje për të mbajtur Groenlandën larg nga kthetrat e Donald Trump.

About Krye Redaktor

Check Also

250 vjetori i Shteteve të Bashkuara/ Trump: Ne betohemi se Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist

Festimet për 250-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur në hijen …