Berisha, homazhe në nderim të Kryepeshkopit Anastas Janullatos

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot homazhe duke vendosur një kurorë në nderim të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Berisha la edhe një mesazh tek libri i shënimeve për kryepeshkopin Janullatos.

Më pas, kryetari i PD-së mori pjesë tek shërbesa zyrtare e ceremonisë së varrimit të Fortlumturisë e Tij, Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, po zhvillohet ceremonia mortore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos të cilit sot i jepet lamtumira e fundit.

Besimtarë të shumtë kanë mbushur oborrin e katedrales, ndërkohë që brenda saj gjenden përfaqësues të klerit ortodoks nga brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri etj.Në meshën e lamtumirës i pranishëm është edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij qeveritar si dhe Kryepeshkopi i Athinës.

Image

©

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …