Trump i ndërpreu pagat ekspertëve amerikanë të reformës në drejtësi, ikin nga Shqipëria

Urdhri i Donald Trump për pezullimin e ndihmës së huaj ka prekur edhe misionin amerikan OPDAT në Shqipëri.

Një pjesë e mirë e ekspertëve amerikanë të këtij misioni që ishin vendosur nëpër institucionet shqiptare janë larguar, raporton voxnews.

Bëhet fjalë për personat dhe grupet e punës që kanë dhënë ekspertizën e tyre në fushën e ligjbërjes dhe ligjzbatimit, madje një pjesë e tyre kanë punuar edhe me reformën në drejtësi dhe vettingun.

Përfshirja e OPDAT me ekspertizë ligjore në Shqipëri është e zgjeruar, duke përfshirë këtu edhe institucionet e drejtësisë, sidomos strukturat e posaçme, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Ekspertët paguheshin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes linjës së ndihmës së huaj për forcimin e institucioneve dhe shtetit ligjor në Shqipëri.

Por, urdhri i Donald Trump, që ka pezulluar fondet për këtë linjë për 90 ditë ka pezulluar edhe pagesat e ekspertëve.

Në këto kushte, ata janë larguar na institucionet shqiptare në pritje të një vendimmarrje përfundimtare që do të mbërrijë nga Uashingtoni.

About Krye Redaktor

Check Also

Goditje tjetër ndaj Ramës, JD Vance dhe Rubio refuzuan takimin me të në Mynih, oligarkët e lobistët dështuan

Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me …