Blushi: Sekti kriminal sorosian Rama-Veliaj e kthyen vendin në plaçkë personale!

Sekretari I Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë së Tiranës, Blushi tha se, Veliaj e Rama, janë pronarët faktikë të një incinerator ‘fantazmë’, që merr çdo ditë nga buxheti 90 mijë euro në ditë.

Sipas Blushit, është koha që shqiptarët t’i thonë ‘Jo’zhvatjes së taksave të tyre nga kjo bandë kriminale, anti-familjare dhe anti-kombëtare, që nuk ka qëllim tjetër veçse të shpopulloje vendin.

“Ahmetaj faktoi atë që kishim thënë ne më herët. Firma që hapir rugën e incineratorit fantazmë është firma e Veliajt dhe Ramës. Janë pronarët faktikë, që merr 90 mijë euro në ditëm. SPAK hesht, nuk e vlerëson dëshminë e Ahmetajt dhe opozitës, ndërsa ne jemi këtu për t’u treguar edhe socialistëve se jeni njësoj si ne të vjedhur nga Veliaj.

Të gjithë ata që s’kanë ndihmë ekopnomike nga kjo bashki, çfarë tregon, që interesi i vetëm i kësaj organziate mafioze është grabitja e taksave dhe shpopullimi. Në emer të PL, ne do marrim pjese në protestë, tubim për shqiptarët që duan të jetojnë të lirë, e që s’duan të vidhen e që kanë uri ulëritëse për drejtësi, që është kthyer në hanxhar në duart e Ramës. Sa kohë kemi para krokodilin e korrupsionit, SPAK na tregon harabelin.

Veliaj e Rama janë kriminelët më të rrezikshëm, që vjedhin taksat e bëjnë gjithçka që vendi të shpopullohet. Përbëjnë agjendën më antifamilje dhe antikomb, e nuk punojnë për interesin tonë. T’i japim përgjgijen më të hidhur këtij sekti kriminal. Sekti Sooros që ka bërë gjithçka që ky vend të shndërrohet në vend kanabisi dhe një plaçkë që ta shqyejnë këta maskaërenj, si Rama e Veliaj”, tha Blushi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Me miken e shquar timen dhe të shqiptarëve, Doris Pack

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar foto nga takimet me personalitete gjermane dhe …