Malkaj: Të shkojmë te kryeministria ta “hedhim nga pallati”…

Qytetarët janë mbledhur sërish sot në një protestë para Bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kreut të saj, Erion Veliaj, për shkak të aferave korruptive në institucionin që ai drejton.

Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj, në fjalën e tij tha se, këtu te ne është çudi e madhe, pasi edhe krimi është “intelektual”.

“Jemi vonë për 8 shkurt për protestën, është më mirë ta bëjmë më shpejt, se po marr për shembull ‘komshinjtë’ tanë që për 20 ditë e hoqën kryeministrin.

U kam thënë këtyre që janë këtu, shoferëve, fikni makinat dhe ejani këtu, por jo, nuk vijnë se janë ‘intelektualë’. Këtu te ne është çudi e madhe, pasi edhe krimi është ‘intelektual’.

Krimi është me doreza, është ‘i dashur’ dhe këtu te ne po bëhen krime të mëdha.

O njerëz, i thërrisni mendjes, nuk ikin këta qelbësira duke thënë vetëm ‘Rama ik’. Të shkojmë te kryeministria, ta ‘hedhim nga pallati, ndryshe nuk bëhet ky muhabet”, tha aktori Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Gjinushi dhe Tole duhet të japin dorëheqjen, nuk mund të drejtojnë më Akademinë e Shkencave

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një postimi në Facebook shprehet se Gjykata Kushtetuese me vendimin …