“Rrugët e Edi Hajdutit dhe Lubi Lotit”, Berisha nxjerr videon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video të gazetarit Blendi Fevziut nga rruga që të çon në Bypass-in e Vlorës, e cila edhe pse kanë 13 vite që kanë filluar punimet, akoma nuk është e aksesueshme për automjetet.

“Rrugët e Edi Hajdutit dhe Lubi Lotit. Pas 13 viteve të fillimit të punimeve në Bypass-in e Vlorës ja si është gjendja!”, shkruan Berisha në Facebook.

Gazetari Fevziu ka reaguar me shqetësim në lidhje me këtë fakt, duke e quajtur skandaloze një gjë të tillë dhe papërgjegjshmëri totale nga ana e institucioneve të shtetit.

About Redaksia

Check Also

Flet drejtoresha e OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete…

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje …