Shpërthim eksplozivi në Fushë Krujë, hidhet në erë një lokal

Një sasi eksplozivi është vendosur në një lokal në Fushë Krujë, në vendin e quajtur ish kooperativa Partizani.

Lënda e dyshuar eksplozive është vendosur rreth orës 02 të mëngjesit të sotëm në lokalin e Bledar Tali në lagjen Tali të Fushë-Krujës.

46 vjeçari nuk njihet si person problematik në zonë.

Jashtë kamerave ka deklaruar se, nuk ka as probleme e as konflikte me njeri, si edhe s’ka dyshime për persona konkret.

Dëmet nga shpërthimi raportohet se janë të mëdha, pasi i gjithë lokali ka dalë jashtë funksionit.

About Redaksia

Check Also

Punonjësit e Bashkisë mbidhen sërish para Gjykates

Teksa ka nisur në orën 13.30, seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, …