CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Teliti: Më 11 maj i japim fund grabitjes me taksën progresive 23%!

Koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti, rithekson angazhimin programor të PD-së për anullimin e taksimit progresiv 23% dhe rikthimin brenda 100 ditëve të para të taksimit të sheshtë 10%.

Në postimin e tij në Facebook, Teliti theksoi se në ‘11 maj do i jepet fund politikave që penalizojnë ata që punojnë dhe kontribuojnë për këtë vend’.

Postimi i plotë

MË 11 MAJ, I JAPIM FUND GRABITJES ME TAKSËN PROGRESIVE 23%!

Pak më shumë se tre muaj na ndajnë nga dita e rëndësishme e zgjedhjeve, një mundësi historike për të ndalur regresin ekonomik të 12 viteve të fundit.

Taksa progresive 23% ka dëmtuar rëndë shtresën e mesme, profesionistët, pedagogët, mjekët, sipërmarrësit, etj, duke i detyruar shumë prej tyre madje edhe të largohen nga vendi. Ky model taksimi ka mbytur iniciativën, ka frenuar zhvillimin dhe ka zhytur ekonominë në një krizë të vazhdueshme.

Koha për ndryshim ka ardhur! Më 11 maj, le t’u japim fund politikave që penalizojnë ata që punojnë dhe kontribuojnë për këtë vend.

Me Berishën Kryeministër dhe PD në qeverisje, taksa e sheshtë 10% do të hyjë në fuqi brenda 100 ditëve të para, duke sjellë një klimë të re për shtresën e mesme, profesionistët, biznesin, rritjen e pagave dhe më shumë mundësi për të gjithë.

Një ekonomi e lirë, e fortë dhe me më shumë mundësi për të gjithë – kjo është rruga përpara! Bashkë e kthejmë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit.

About Redaksia

Check Also

Trump: FBI një institucion i korruptuar që u përdor si armë kundër kundërshtarëve politikë

Presidenti Trump ka sulmuar FBI duke e konsideruar atë një institucion të korruptuar që është …