Berisha: Akt kriminal i Lubi Ballukut dhe bashkëpunëtores në krim të Lubi Lotit në KQZ

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj keqpërdorimit kriminal të të dhënave të platformës së KQZ-së për emigrantët nga Lubi Balluku dhe drejtoreshës militante e PS-së që vjedh të dhënat e PER për Lubi Ballukun!

Emigrantët japin numrin e tyre te telefonit per tu identifikuar në prortalin e KQZ por ata thirren në telefon nga patronazhistët e rilindjes për ti ftuar që të marrin pjesë në takimet elektorale të Ballukut.

Berisha shkruan se dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal të bashkëpunëtores në krim të Lubi Lotit në KQZ.

Postimi i kreut të PD, Berisha

Breaking News!

Keqpërdorim kriminal i të dhënave të platformës së KQZ-së nga Lubi Balluku. Drejtoresha militante e PS-së vjedh të dhënat e PER për Lubi Ballukun!

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të bashkëpunëtores në krim të Lubi Lotit në KQZ.

I bëj thirrje emigrantëve tanë në Milano, priteni me vezë dhe domate Lubi plaçkitësen siç e meriton.

Lexoni më posht mesazhet e emigrantit dixhital!

Keytar uroj qe te jesh mir ! Ne kemi ba kerkes per me votu si emigranta qe jemi kemi len numri edhe adresen Belinda Balluku na telefon per me marr pje ne nji takim qe ka ajo me 2 shkurt ne milano ku i merr ajo te dhanat ton qe kemi ne itali???????

Ju lutem kujt ia keni dhene numerat??konkretisht?

Numrine kemi dhen tek aplikacioni i PER per mu rregjistru me votu nga italia . Me moren cel me pyten ke nevoj per ndim per mu rregjistru e pasta than do vini me dt 2 shkurt ne Milano me taku Belinda Ballukun

Image

About Redaksia

Check Also

Prokurorin që hetoi dhe zbuloi fakte të rënda të krimit zgjedhor, e shkarkuan pa asnjë shkak!

Nga Ylli MANJANI Gentian Trenova ishte prokurori i Krimeve të Rënda që urdhëroi përgjimet e …