Ministria e Arsimit është zhytur në skandale/ Sula: Manastirliu po bën masakër me emërimet politike në fushatë elektorale

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:

Ministria Manastirliu, njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Tiranës, bën masakër me emërimet politike gjatë fushatës elektorale.

Ditët e fundit Partia Demokratike ka marrë denoncime lidhur me emërimet në DRAP-et dhe ZVA-të në të gjithë vendin.

Menjëherë pas rioraganizimit të DRAP-ve, Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier, Korçë dhe AKAP-it (Agjencia Kombëtare të Arsimit Parauniversitar), këto institucione jetike për arsimin u kthyen në vatra politike personash të paaftë profesionalisht, që emërohen nga kryetarët e bashkive dhe drejtuesit politike të qarqeve të Partisë Socialiste.

Të gjitha këto emërime dhe strukturime bëhen pa transparencë, pa shpallje publike në faqet zyrtare të institucioneve, pa konkurs, pa meritokraci, pa asnjë procedurë rekrutimi, por vetëm me një kërkese personale me shkrim pranë AKAP-it.

Po japim vetëm disa shembuj që përshkruajnë fenomenin e polititzimit të skajshëm të arsimit.

Nga ZVA-të Dimal, Lezhë dhe qytete të tjera largohen punonjësit me përvojë, të kualifikuar e asete të arsimit dhe zëvendësohen me militantë të rilindjes, me patronazhistë për t’i përdorur për të mbledhur vota. Madje, shumë emërime janë fiktive, pasi punonjësit nuk paraqiten fare në punë, por janë në fushatë.

Për kobin e ndodhur në shkollën Fan Noli, ku humbi jetën adoleshenti M. C. ende nuk ka një raport nga grupi i punës i ngritur nga MAS. Nga informacionet që disponon Partia Demokratike ky raport – edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ngjarja fatale – nuk del, sepse MAS pret më parë vendimin e prokurorisë, i cili mund të dalë edhe pas dy vitesh. Ndërkohë, dihet se hetimi administrativ nuk ka lidhje më procesin penal dhe gjyqësor.

Për rastin e skandalit të Fierit –me pasoja shumë më të lehta se rasti i Tiranës -u pezulluan drejtori dhe nëndrejtori i shkollës, ndërsa për humbjen e jetës së një fëmije –gjëma e historisë së arsimit shqiptar, drejtuesve të shkollës nuk i hyn gjembi në këmbë, për shkak të lidhjeve të ngushta familjare me sekretarin organizativ të njësisë II të Partisë Socialiste.

Bora Salaj, e emëruar fillimisht drejtore e ZVA-së, për shkak të formimit ’’të shkëlqyer’’ si laborante e partisë, për disa kohë ka mbajtur paralelisht dy poste: titullare e ZVA-së dhe titullare e DRAP-it, Tiranë. Bora e urdhrave politike ka emëruar në këto institucione, drejtpërdrejt me urdhër të Manastirliut, me lista, punonjës të rinj pa eksperience, pa konkurs, pa procedure dhe në shkelje të kodit të punës e akteve ligjore në fuqi.

Bora është në krye të hartimit të listave të diasporës për arsimin, të cilat ua ka kërkuar drejtorëve të shkollave e tashmë ata ia kanë dorëzuar.

Presion e kushtëzime me vendin e punës drejtorëve të shkollave dhe këto të fundit mësuesve që të detyrojnë personat që jetojnë jashtë vendit të votojnë rilindjen.

Tjetër emërim politik pa procedurë e pa konkurs është ai znj. Aida Myrtaj që u katapultua në krye të Qendrës së Shërbimeve Arsimore pa asnjë përvojë në fushën e arsimore e menaxheriale.

Drejtoresha e një prej gjimnazeve më të mira në vend, Petro Nini Luarasi, Elsa Lici, nga mësuese në shkollën Asim Vokshi u emërua drejtoreshë pa procedurë siç përcaktohet në Ligjin për arsimin parauniversitar.

Prezantimi i saj u bë me pompozitet dhe u shpërnda qindra herë në rrjetet sociale nga zv. ministria, drejtoresha e Tiranës dhe drejtoresha ASKAP-it, znj. Rezarta Alla, së cilës i bëj thirrje të mos zbatojë urdhrat politikë.

Znj. Alla, shumë shpejt do të mbash përgjegjësi ligjore për të gjitha emërimet elektorale, që po kryen si në institucionin që drejton ashtu edhe në gjithë DRAP-et që ke në varësi, emërime që nuk ekzistojnë as në organikë e që po kundërshtohen fort nga vartësit e tu, edhe pse ti i mban nën presion dhe i kërcënon.

Partia Demokratike po ndjek hap pas hapi çdo shkelje të urdhëruar nga Manastirliu dhe të ndërmarrë qorrazi nga vartësit e saj.

Partia Demokratike i bën thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të verifikojnë të gjitha këto shkelje për të ndaluar masakrën e emërimeve politike në arsim.

About Redaksia

Check Also

Ahmetaj i tregon Batonit aferat e Ramës, ai e quan maskara

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka ndërhyrë live gjatë emisionit Çim Peka Live në SYRI TV, duke …