Berisha nga Gjermania: Takim i përzemërt me kancelarin e ardhshëm Merz, fitorja e CDU më e rëndësishmja pas asaj të Trump

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Kongresi i CDU-së në Gjermani, u shpreh se, takimi me kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, Frederic Merz ishte i përzemërt. Sipas tij, ai është një nga personalitetet më të fuqishme të Gjermanisë dhe BE-së.

Berisha tha se, takim i përzemërt me kancelarin e ardhshëm Merz, fitorja e CDU më e rëndësishmja pas asaj të Trump.

“Së pari ky ishte një kongres madhështor, me të cilin po kurorëzohet fitorja e Kancelarit të ardhshëm, Frederic Merz, njeriu më të rëndësishëm të Europës.

Për mua ishte kënaqësi e madhe, që vija në një ngjarje të tillë pas shumë vitesh.

Pata rastin të takoj shumë miq të mëparshëm, miq të rinj dhe një shtrëngim duarsh të përzemërt me kancelarin e ardhshëm, Merz dhe me shumë personalitete të tjera të rëndësishme të kësaj partie.

Në të gjitha këto takime, bashkëpunimi mes Partisë Demokratike, opozitës shqiptare dhe CDU-së ka qenë një çështje kryesore, sikundër e shfrytëzoj këtë rast për të ju bërë thirrje shqiptarëve në Gjermani, që në zgjedhjet e përgjithshme të Shkurtit të votojnë CDU-në dhe kancelarin Merz, si zgjedhjen në interesin më të mirë të vendit ku jetojnë, por edhe të shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.

Pas fitores së republikanëve në SHBA, fitorja e CDU-së në Gjermani, do të thotë defakto largimin e të majtës nga skartierja evropiane dhe shqiptare.

Siç dihet fitorja në Gjermani, bën vendin e 77 njëri pas tjetrit që e majta mundet dhe triumfon qendra e djathtë dhe e djathta.

Natyrisht fitorja e kancelarit të ardhshëm Merz në Gjermani, pas fitores së Donald Trump është fitorja më e rëndësishme në botë për qendrën e djathtë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha u bën thirje shqiptarëve në Gjermani të votojnë për CDU në zgjedhje

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirje shqiptarëve në Gjermani që në zgjedhjet …