Nënkryetari i Partisë Demokratike njëkohësisht drejtues politik për qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, ka bërë thirrje për mobilizimin e të gjithë demokratëve dhe qytetarëve për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, duke theksuar rëndësinë e përmbysjes së kreut të organizatës që është në pushtet.
Ai bëri këto komente gjatë një takimi me strukturat e PD Shkodër dhe grupseksionet e rajonit nr. 2, ku morën pjesë figura të partisë si deputetja Emilja Koliqi, Kryetarja e PD Shkodër, Eliona Shkreli, dhe anëtari i Kryesisë, Bardh Spahija.
Postimi
Mobilizimi i të gjithë demokratëve dhe qytetarëve për fitoren e zgjedhjeve e përmbysjen e kreut të organizatës
Në takim me strukturat e PD Shkodër të grupseksioneve të rajonit nr. 2 së bashku me deputeten znj. Emilja Koliqi, Kryetaren e PD Shkodër znj. Eliona Shkreli, anëtarin e Kryesisë së PD z. Bardh Spahija, koordinatorin për regjistrimin e votës së diasporës z. Tedi Kopliku.
Pjesmarrja e diasporës në 11 maj duhet konsideruar e një rëndësie të jashtëzakonshme për garantimin e rotacionit politik.
Evidentimi dhe regjistrimi i çdo emigranti, detyre themelore.
Protesta e 8 shkurtit duhet të jetë më e madhja e organizuar.
E gjithë Shqipëria në Tiranë kundër organizatës kriminale të rilindjes e pushtetit të korruptuar.