Arben Ahmetaj ka konfirmuar mbrëmë takimin 4 orësh me të dërguarin e Ramës në Zvicër qëllimi i të cilit ka qenë që ai të mbyllë gojën dhe të mos denoncojë aferat e Ramës. Në një përballje direkte me Baton Haxhiun, Ahmetaj i ka kujtuar këtij të fundit takimin që kishte bërë me të në Zvicër si i dërguar i Ramës.
Batoni nuk e ka mohuar vizitën dhe rolin e tij si ndërmjetës i Ramës tek Ahmetaj
“Të lutem Baton, kur më quan maskara po të them miqësisht që nuk kam qënë ndonjëherë maskara, nuk i kam nxjerr miqtë në pritë, nuk i kam ngulur thika dhe për atë 4 orësh që kemi kaluar bashkë nuk dua të them që më ke dhënë apo s’më ke dhënë të drejtë, s’më ke bërë asnjë pyetje që nuk të kam dhënë përgjigje. Po deshe e detajojmë. Të kam thënë që kjo është mes meje dhe teje dhe që ne jemi takuar e ke thënë ti. Të kam shpjeguar të gjithë për 4 orë. I dashur mik unë nuk jam maskara, por po tentoj të hedh dritë mbi atë që i bëhet Shqipërisë dhe asaj që më bëhet mua.
Unë jam fenomen i abuzimit të pushtetit, të korrupsionit të medias dhe varësisë së drejtësisë nga një njeri. Kam nxjerrë një dosje që kam arsyet e mia pse nuk i nxjerr. Dosjet e SPAK me transaksione…Baton ti je gazetar, si mund të thuash që e futi nën karrige, çfarë do të thotë”, iu drejtua Ahmetaj, Haxhiut në studion e Pekës, ndë rsa ndë rhyri nga linja telefonike.