Berisha në Gjermani me kryebashkiakun e Berlinit dhe ish-presidentin ukrainas

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i pranishëm në Kongresin e CDU-së gjermane, postoi të tjera foto nga takimet e tij.

Këtë herë, Berisha bëri me dije se është takuar me ish-presidentin ukrainas, Petro Poroshenko dhe me kryebashkiakun e Berlinit, Kai Wegner.

“Dje në Kongresin e CDU-së me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe Kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner”, shkruan Berisha.

Më herët Berisha njoftoi se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU.

Kurse dje, ai u takua me kryetarin e CDU, Friedrich Merz.

About Redaksia

Check Also

SHBA/ Si ‘organizata kriminale’ USAID dhe Soros i dhanë Ramës në duar drejtësinë

Për Presidentin Trump, USAID nuk ishte gjë tjetër veçse një organizatë që drejtohej nga një …