Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët në Fossano të Italisë. Boçi shkruan në një postim në Facebook se, shqiptarët në Itali kërkojnë ndryshimin!
Postimi
Takim i përzemërt me bashkatdhetarët në Fossano, Itali.
Interesim e përkushtim i jashtëzakonshëm për t’u regjistruar dhe votuar e mbi të gjitha mbështetje e fuqishme për Partinë Demokratike e Sali Berishën.
Bashkëbisedim i sinqertë për atë që Partia Demokratike kërkon të realizojë për ta e familjet e tyre në Shqipëri.
– Mbështetje dhe përkrahje në iniciativat e biznesit
– Orientim i pandërprerë për prioritetet e fushat me fitimprurëse
– 5 vite pa taksime
– Inkurajim për rikthim
– Mbështetje për kredi te buta për biznes e shtëpi
– Prioritet në punësimin e të rinjve, pjesë e këtyre familjeve
– Mbështetje ndaj fëmijëve të familjeve të tyre për arsimim në të gjitha nivelet
– Rritje e pensioneve, pagave, karta e konsumatorit, kujdesi tërësor social e shëndetësor për prindërit e të afërmit e tyre, për të lehtësuar detyrimet ekonomike që kanë ata sot ndaj familjarëve në Shqipëri
– Thjeshtëzim i procedurave që lidhem me pronësinë, legalizimet e dokumentacionet e domosdoshme.
– Nder dhe respekt kudo dhe kurdo që janë
Nën frymën e fitores dhe pritjet e bukura që na rezervojnë, shqiptarët në Itali kërkojnë NDRYSHIMIN.
Falenderime e mirënjohje për secilin prej jush të dashur bashkëkombas!
Faleminderit diaspora!