Grenell: 189 milionë dollarë nga USAID për OJQ në Shqipëri për të nxitur politikat radikale

Organizatat jo qeveritare në Shqipëri kanë përfituar 189 milonë dollarë për 4 vite, konkretisht 2020 – 2024, nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur si USAID.

Kjo e dhënë është bërë me dije nga i dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell, i cili ka publikuar në platformën “X” shifrat për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Shifrat

Kosova: 537 million $

Bosnje Hercegovina: 402 million $

Macedonia e Veriut: 290 million $

Serbia: 209 milion $

Shqipëri: 189 milion $

Mali i Zi: 77 milion $

Krahas shifrave të publikuara, Richard Grenel akozon se këto para të taksa-paguesve amerikane janë shpërdoruar duke financuar OJQ të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Amerikanët e palodhur paguajnë taksa – politikanët në Uashington, DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur. Miliardë dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera. Këtu është një fragment vetëm nga USAid…” – shkruan Grenell.

Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti amerikan Donald Trump vendosi një pezullim për një periudhë 90-ditore të ndihmave për vendet e huaja, përfshirë dhe Shqipërinë. Fondet amerikane do të jenë të ndërprera deri në një vendim të dytë, pasi administrata e Trump të ketë vlerësuar efikasitetin dhe “përputhshmërinë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Kujtojmë se zyrtarët e lartët administratës Trump kanë hedhur akuza në lidhje me keqpërdorimin e fondeve amerikane nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur si USAID.

Një ditë më parë, Richard Grenell akuzoi ish-drejtuesen e USAID, Samantha Power, se ka përdorur paratë e taksapaguesve amerikanë për të financuar të majtën ekstreme, teksa i bëri thirrje FBI-së që ta hetojë.

Po ashtu, edhe Elon Musk e ka konsideruar USAID-in si një organizatë kriminale dhe sipas tij, tashmë ka ardhur koha që ajo të “vdesë”.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali/ Berisha: Bistri përgjoi Veliajn për llogari të Belindës, prandaj është zhdukur Lubi Loti

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka denoncuar një skandal të rëndë. …