Prokurorin që hetoi dhe zbuloi fakte të rënda të krimit zgjedhor, e shkarkuan pa asnjë shkak!

Nga Ylli MANJANI

Gentian Trenova ishte prokurori i Krimeve të Rënda që urdhëroi përgjimet e kupolës së PS, e cila u lëshua për të marrë Bashkinë e Dibrës, pas rënies “në krye të detyrës” e Shukriut të shkretë.

Përmbajtja e atyre përgjimeve ligjore disi ra në duart e BILD, ku edhe u botuan të plota. Kujtoj këtu se as opozita e atëhershme nuk guxoi ti’ nxirrte ato përgjime… Ashtu do e ketë patur hallin…

Prokurorin Trenova, një profesionist korrekt me detyrën dhe pa asnjë shkelje apo shqetësim serioz për sistemin, e shkarkuan me veting.

E shkarkuan pa asnjë shkak bindës. E shkarkuan se hetoi dhe zbuloi fakte të rënda të krimit zgjedhor nga kupola e partisë që sundon vendin. E këputi ai “neni” ka sha mbretin…

Kjo është përgjigja, e hidhur sa më s’ka, që shteti politik i ka dhënë deri më sot drejtësisë që ka guxuar të hetojë krimet zgjedhore në nivel të lartë. SHKARKIM!!!

Nuk mendoj se ka luftë kundër korrupsionit pa ndëshkuar më parë kryeveprën korruptive: blerjen ose marrjen me dhunë të pushtetit politik. Intimidimi i zgjedhësve është forma më e lartë e korrupsionin zgjedhor.

Duhet të fshijmë nga mendja se një pushtet i blerë do luftojë bakshishin qeverisës.

Nga ana tjetër, e kam mbështetur strukturën operacionale të SPAK për këto zgjedhje, sepse mundësitë janë që ata të bëjnë diçka në nivel të lartë.

E mbështes jo për të bërë replika me gjyqe komisionerësh e rrogëtarësh, as për maskarada të sajuara si ajo e Fredi Belerit, por për të vënë në vend dinjitetin e zgjedhjeve.

Mirë do ishte të bënim një palë zgjedhje pa lek-lek-lek. Pa intimidim të zgjedhësve, të cilët mirë që s’kanë ça të zgjedhjen po të paktën të votojnë lirisht. Njëherë të vetme…!

Nëse vërtetë janë kundër pandëshkueshmërisë, mundësitë janë. I paguajmë nga taksat tona, ju nga Amerika, për të bërë këtë punë.

Poooor, Gent Trenova nuk është më prokuror. Është shkarkuar sepse faktoi, për herë të parë zyrtarisht, blerjen e zgjedhjeve…

Duhet ta themi edhe këtë…. Memoria është aty…

About Redaksia

Check Also

Rama dhe Vuçiçi janë dy gangsterët më të mëdhenj të rajonit, dy antishqiptarët më të damkosur

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z. Berisha, në kulmin e protestave në Tiranë, kreu i qeverisë …