Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës se përgjatë 12 viteve të tij në pushtet nuk e ka mbështetur fermerin shqiptar, pasi shifrat tregojnë se ajo është 3-5 herë më e vogël se shtetet e rajonit.
Berisha tha se, mbështetja e fermerit nga shteti është 3-5 herë më e vogël se rajoni, shto këtu dhe ndërprerjen e fondeve të IPARD që i vidhte Rama.
“Partia Demokratike shikon te bujqësia një potencial shumë të madh për të ndryshuar jetën e shqiptarëve. Impakti i degradimit të bujqësisë sonë ka qenë me pasoja shumë të rënda, jo vetëm për mijëra e mijëra ferma dhe fermerë që falimentuan, por ka qenë për të gjithë qytetarët.
Po të marrësh prodhimin e vezëve, prodhimin e qumështit, prodhimin e mishit ta krahasosh me 2013, rënia është katastrofale. Po edhe me 2018 po ta krahasosh, 3 vitet e fundit kanë qenë vite që Shqipëria ka njohur therrjet dhe reduktimin më masiv të krerëve, të të imtave dhe të gjedhëve në ëktë vend. Janë më shumë se sa përgjysmuar lopët e rracës. Ka rënë në 30-40% numri i të imtave. Nuk flitet më për potencialin e saj të jashtëzakonshëm në frutikulturë. Ndihma që jepet bujqësisë, buxheti i saj është qesharak. Gjithësej, de facto, janë të caktuara 70 mln euro, por 40 ua marrin hajdutët.
Sepse në qoftë se në Serbi, Maqedoni, apo në Kosovë fondi për bujqësinë 70-80% përfundon tek fermeri, në Shqipëri 55% përfundon nën xhepat e nëpunësit, e administratës.
IPARD që ishte një burim i rëndësishëm financimi, shumë i rëndësishëm, u vërsulën si lukuni ministrat, ministret, klanet e drogës dhe të trafikantëve, dhe në vend se të shkonte tek fermeri të përdorej për industrinë përpunuese, u përdor për sipërpamrrjen e banditëve dhe të qeveritarëve, për hotele në bregdet, e me radhë.
I lënë në mëshirë të fatit është fermeri sot.
Mbështetja e tij nga shteti është 3-5 herë më e vogël se në Kosovë, dhe po të shtojmë këtu dhe IPARD-in që iu hoqi, si rezultat i vjedhjes së Edi Ramës dhe minitrave të tij, them Edi Ramës, se ajo zonja hajdute, ajo është këshilltare. Në vend se të shkonte atje ku e ka vendin, për shpërdorimin masiv të fondeve të IPARD-it, është këshilltare te Edi Rama.
Pra, fermeri ka si alternativë falimentimin. Po të shihni pensionet e tyre, njerëz që kanë djerësitur dhe kanë bërë punën më të rëndë, puna e bujkut është puna më e rëndë, që nga rinia e hershme e tyre e gjer sot, marrin 100-120 euro pension, dhe nuk i marrin ato.
Të gjitha këto janë sirena alarmi që dëshmojnë se kemi të bëjmë me një gjendje emergjente në fushën e bujqësisë në Shqipëri. Kërkohet një ndërhyrje e gjithëanshme në këtë sektor, pasi potenciali i këtij sektori është absolutisht disa herë më i madhe se sa ky që marrim sot.
Çdo shqiptar blen sot ushqimet në dyqan me një çmim më të lartë se italiani, më të lartë se greku, më të lartë se gjermani, dhe të dashur miq, në qoftë se shihni studimine fundit të INSTAT për çmimet në Shqipëri, çfarë ka konstatuar?
Ka konstatuar se, në vitet 2010-2011 çmimet në Shqipëri, në raport me çmimet në BE vinin në ulje, sepse rritej prodhimi, thjesht sepse rritej prodhimi bujqësor dhe blegtoral.
Kurse, në vitet e batërdisë ato ecin lart në mënyrë vertikale. Në fshat punësohen rreth gjysmë milioni shqiptarë. Është pra, bujqësia, është sektori i punësimit më të madh dhe përsëri pothuaj është zhdukur nga fjalori shtetëror fjala ‘bujqësi”, u shpreh Berisha.