Gazetarja Tiana Lowe Doescher e Washington Examiner që ka realizuar dokumentarin: Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros: Ngritja e SPAK, shprehet se, ‘ndërkohë që Joe Biden po e prezantonte presidencën e tij si vija e fundit e mbrojtjes së demokracisë kundër një opozite për të cilën ai tha se do të minonte miratimin e të qeverisurve, Departamenti i tij i Shtetit po shpenzonte një nivel të pazakontë kohe dhe mundi për të drejtuar një sulm të paligjshëm ndaj një minorance politike në Shqipëri. Vetëm 5000 milje larg.’
1. Themelimi i SPAK.
Ndonëse Kryeministri Edi Rama dhe partia e tij socialiste kishin drejtuar qeverinë e Shqipërisë që prej 2013, Biden dhe aleatët e tij, si brenda ashtu edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, kanë bërë prej vitesh përpjekje për ta sanksionuar liderin e opozitës konservatore të Shqipërisë, largimin e tij nga jeta politike dhe në fund ndjekjen penale e burgosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse çuditërisht, procesi nuk ndodhi në këtë rradhë.
Dhe kur u pyet me ngulm nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, Sekretari i Shtetit Antony Blinken nuk kishte asnjë përgjigje.
‘Së fundmi ju njoftuat sanksione ndaj Ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha. Për shumë, ky vendim erdhi nga hiçi. Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin në këtë kohë, që justifikon këtë lëvizje dramatike?’, do të ishte pyetja e kongresmenit Lee Zeldin, drejtuar sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, në qershor 2021.
Pas kësaj pyetje erdhi dhe përgjigja e Blinken:Në këtë rast, çështja u zhvillua përmes procesit normal duke përfshirë avokatët tanë. Dhe nëse është e dobishme, do të jem i lumtur të ndaj me ju saktësisht se çfarë ishte e përfshirë në çështje.
Ndërsa editori i Politikës së Jashtme në Washington Examiner, Tom Rogan do të shprehej: ‘Mbetet pikëpyetje se pse Departamenti i Shtetit ka nxitur, në thelb, politikën e jashtme pro-Soros, sa i përket qëndrimit që ka mbajtur Shqipëria dhe Departamenti i Shtetit kundër zotit Berisha’.
Ndonëse Shqipëria iu nënshtrua gati gjysmë shekulli të sundimit komunist ashtu si pjesa tjetër e fqinjëve të saj kur ra Perdja e Hekurt, diktatura e Shqipërisë provoi të jetë jashtëzakonisht e izoluar në krahasim me pjesën tjetër të bllokut lindor.
Revolucionarët demokratë si Berisha dhe aleatët e tij, që i përkasin asaj që sot njihet si Partia Demokratike e Shqipërisë, e bënë vendin, të fundit të çliruar me përfundimin e Luftës së Ftohtë.
Por me Partinë Socialiste të Ramës të rikthyer në pushtet tashmë prej më shumë se një dekade, Shqipëria mban numrin më të ulët të PBB-së për frymë nga çdo anëtar tjetër i NATO-s, ndërkohë që është bërë trafikuesi kryesor i drogave ilegale në të gjithë Evropën. Një trafik droge me të cilën Rama ka qenë lidhur ngushtë.
‘Departamenti i Shtetit, në thelb administrata Biden, ka mbyllur sytë ndaj Edi Ramës, që është në krye të një narko-shteti’, thotë Rogan në prononcimin e tij.
Transformimi i Shqipërisë në atë që Bill e përshkruan si narko-shtetin kryesor autokratik të Evropës, nuk është pasojë por suksesi i ndërhyrjes së Amerikës në vend dhe i pozicionimit të Departamentit të Shtetit pranë George dhe Alexander Soros.
Në një jehonë të armatizimit të sistemit ligjor amerikan do të shihnim të përdorur kundër Donald Trump, si Administrata Obama ashtu edhe Fondacioni “Shoqëri e Hapur” e familjes Soros, ndërmorrën reformën e drejtësisë në Shqipëri në 2015. Me taksapaguesit amerikanë që alokuan miliona dollarë për të financuar një sistem të ri drejtësie kukull në Shqipëri.
‘Kemi përpara këtë lidhjen e çuditshme, siç e quajnë ata njëri tjetrin “vëllai nga një nënë tjetër” mes Alex Soros dhe Kryeministrit Rama. Dhe po, njerëzit e Soros kanë shumë kontroll në Shqipëri. Pse Alex Soros po e viziton Shqipërinë disa herë në vit?’, u shpreh John Schindler ish-analist i inteligjencës në Agjencinë Kombëtare të Sigurimit në SHBA.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar apo gjykata e SPAK, u themelua zyrtarisht në 2019. Dhe me mbështetjen e Administratës Biden, qeveria e Ramës ka arritur t’i nënshtrojë të tre liderët e opozitës së vendit ndaj hetimeve ose ndjekjeve penale.
Shënjestra kryesore e kësaj fushate ishte Berisha. Pa prodhuar asnjë akuzë penale ndaj Berishës, SPAK-u i financuar nga Soros, e burgosi Berishën në arrest shtëpiak për 333 ditë. Por nuk ishte Rama, ai që nisi procedimin penal kundër kundërshtarit të tij vendas, ishte Sekretari i Shtetit i Biden, Tony Blinken i cili e shpalli Berishën ligjerisht persona non-grata në 2021, pa pasur qoftë edhe një sugjerim për një akuzë të vërtetë penale.
Pse taksapaguesit amerikanë financuan sulmin e jashtëligjshëm ndaj opozitës demokratike të Shqipërisë? The Washington Examiner ka udhëtuar në anën tjetër të globit për të biseduar me personin që qeveria amerikane u përpoq dhe dështoi ta heshtë. Kjo është historia e Sali Berishës, në fjalët e tij.