CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 85

Paloka: Soros vodhi miliarda për të mbështetur Ramën

Deputeti i PD, Edi Paloka, foli mbi goditjen e opozitës dhe kreut të saj, Sali Berisha, nga fondacioni Soros dhe bashkëpunimi i tij me partinë e majtë dhe drejtuesin e saj, Edi Ramën.

Paloka u shpreh se, PD dhe sulmi ndaj Sali Berishës është i ngjashëm me sulmin e bërë kundër presidentit aktual në SHBA, Donald Trump.

“Ky dokumentarë është një nga aktet që po zbërthejnë në SHBA lidhur me atë që ka ndodhur në administratën e shkuar amerikane dhe me lidhjet e saj me Soros, sigurisht ne na intereson pjesa e vendit tonë. E cila ka qenë më e goditura opozita shqiptarë në rrafshin global, ka qenë një nga më të goditurat prej këtij realiteti, prej Soros dhe lidhjeve që ka përdorur.

Denoncimet dhe të gjith këtë skemë ne i kemi bërë dhe Berisha i ka bërë që para se të shpallej nongrata dhe para se të fillonin shum histori. Skema është ajo që funksionon praktikisht në të gjithë botën pra Soros funksionon me të gjithë rrjetin e tij të ashtëquajtur OJF, OJQ, me të gjithë vendet kryesisht që janë në zhvillim u investuan miliona, miliarda dollarë për të ngritur dhe për të mbajtur në këmbë një sistem që të favorizoje jo vetëm të majtën. Sepse mbajtja e të majtës në pushtet, apo personazhe si Rama e Veliaj, se Soros këto i duhen në pushtet, njerëz pa moral, pa dinjitet pa personalitet, njerëz që shesin cdo gje.

I gjithë ky rrjet i ngritur funskionon në radhë të parë bëhet për të fituar, nuk fiton miliarda me punë dhe i jep për bamirësi. Soros njihet si një nga spekullantët më të mëdhenj që ka njohur ky 100 vjecari i fundit në financa dhe biznese. Të gjitha këto kanë një synim, Sorosit ti shtohen milionat dhe kjo ndodh në kurriz të vendeve të varfëra dhe vendeve si shqipëria duke përdorur mostra si Rama dhe Veliaj.

E gjithë kjo skemë për fat të mirë u shkërrmoq, ishte fat fakti që cdo mënyrë dhe metodë, cdo para cdo veprim që u krye ndaj opozitës shqiptare dhe Sali Berishës u përdor dhe ndaj vetë presidentit Trump. Të njëjtin kalvar kaloi edhe Trump në SHBA, gjyqe që ngriheshin nga prokurorë të paguar dhe të sponsorizuar për tu zgjedhur nga Soros”, tha Paloka per Syri tv.

About Redaksia

Check Also

Boçi takime në Pavia dhe Fossano: T’i japim fund qeverisjes kriminale, të rrëzojmë Ramën!

Nënkryetari i PD, Luciano Boçi, ka udhëtuar drejt Italisë ku ka zhvilluar takime në zonën …