Rithemelim edhe në USA

Nga Redin HAFIZI

Një grup të rinjsh e thirrën Berishën në komandë për të bërë rithemelimin. Ai thirri gjithë bashkëpunëtorët që rithemelimi të bëhej. Ndërkohë Trump bëri thirrje që Amerika të bëhej e madhe sërish. Pra duhej një forcë ndryshuese për ta bërë sërish të madhe. Berisha kërkon thjesht të shkojë tek Shqipëria që merr më shumë se anëtarësimi në NATO dhe merr më shumë se një vend kandidat në BE.

E thjeshtë me mashtrimet e shërbëtorëve të Soros, por tani nuk ka më reklamë kukullash, por Shqipëria është përballë USA. Ka shumë mundësi që të kërkohet llogari se ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve Amerikanë në reformën e ashtuquajtur për drejtësi. Soros e ktheu Amerikën në një shtet kundër popullit Shqiptar dhe tani kur USA është nën rregullat e rithemelimit, armiku duhet dënuar me ligjet e rithemelimit. Soros duhet shpallur terrorist dhe mbështetësit e tij, duhen gjykuar si tradhëtarë të kombit.

Kurdo që një forcë mundohet të të shkatërrojë, zgjidhja më e mirë është tërheqja e përkohëshme, mbledhja e forcave dhe kundërsulmi është patjetër një rivendosje e themeleve të mëparshëm, pra një rithemelim.

Në USA u tentua shkatërrimi nga themelet në emër të themeleve. U tentua asgjesimi i besimit në Zot duke e parë një gjë të tillë si diskriminim për këdo që nuk beson. A mund të vëmë një shumicë njerëzish që besojnë nën diktatin e atyre që nuk besojnë vetëm se dikush thotë se është në linjën e rrespektit të lirisë dhe të drejtave të njeriut? Nuk besoj se kjo është rruga. Ndërkohë Soros e bazoi komplet punën e tij në manipulimin e të drejtave dhe lirive. Ai zbuloi se përmes medias, përmes pushtetit të katërt ai mund të kontrollojë dhe ndryshojë kushtetuta në botë, pra ai mund të frenojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve në çdo vend nëse këto nuk janë në të njëjtën linjë me politikat e tij.

Ndërkohë unë kurrë nuk do të votoj një qeveri që nuk i përgjigjet moralit të trashëgimisë sime dhe kjo vlen edhe sot. Unë votova Donald Trump, pasi e dija se ishte zgjidhja më e mirë për qytetarët Amerikanë që po vidheshin, nga një administratë që luftonte aleatët e vërtetë të USA. Kur flasim për aleatë ne si shqiptarë jemi krenarë të kemi USA si aleat në integrimin tonë në BE, por si qytetar Amerikan jam krenar që USA ka një aleat si Shqipëria për të vepruar në rajon e më gjerë.

About Redaksia

Check Also

Zgjedhjet e 9 shkurtit test për të ardhmen e Kosovës!

Nga Milaim NELA Duke mos qenë votues dhe shtetas i Kosovës jam kufizuar të përfshihem …