Berisha: Ne kemi propozuar që emigrantët të mos paguajnë postën dhe këtë amendament e votojmë që nesër

Duke folur për votimet e 11 majit kreu demokrat Berisha tha se, “ne kemi propozuar që emigrantët të mos paguajnë postën dhe këtë amendament e votojmë ne që nesër”.

Nuk është e vërtetë. Ky ka qenë kushti ynë. Këtë amendament e votojmë ne. Nuk votojmë tjetrin ne, lëvizjen e afateve. Këtë që nesër, se është propozimi ynë, që emigrantët të mos paguajnë asgjë.

Pse mos të paguajnë asgjë, sepse qytetarët në Shqipëri nuk paguajnë asgjë, thjeshtë për efekt barazie. Kjo rrjedh nga ky vendim. Këta kanë kërkuar lëvizje afatesh burokratike, këto nuk i votojmë ne, nëse ata nuk pranojnë të votojnë me dokumente biometrike të vendit ku jetojnë, emigrantët shqiptarë.

Nuk mund të ngrihem kundër amendamentit që kam propozuar unë. Ai është amendament i propozuar nga ne. Nuk mund të mendohet që ne të votojmë kundër tij. Çfarë kanë propozuar ata, nuk votohet nga ne”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kallëzoi grup kriminal, shtetasi amerikan shantazhohet brenda GJKKO

Nga Boldnews.al Një shtetas amerikan, A.H., po provon mbi shpinën e tij se drejtësia e re …