Berisha: Skenari i protestës do të shpallet nesër, nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët foli mbi protestën e radhës, duke e cilësuar atë si një ngjarje të veçantë.

Ai theksoi se, ndryshe nga protestat e mëparshme, kjo do të jetë një demonstrim i fuqishëm në shesh. Sipas Berishës, strategjia dhe hapat që do të ndërmerren do të bëhen të ditura në momentin e duhur.

“Kjo nuk është protesta e parë. Kam qenë edhe në të tjera, por kjo është e veçantë.

Kjo është një protestë tjetër, është një protestë në shesh.

Ato ishin protesta me veprime.

Skenari nesër do shpallet plotësisht se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne kemi propozuar që emigrantët të mos paguajnë postën dhe këtë amendament e votojmë që nesër

Duke folur për votimet e 11 majit kreu demokrat Berisha tha se, “ne kemi propozuar …