Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, foli edhe për koalicionin që mund të krijojë Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në ‘Open’, Noka tha se PD do të jetë në koalicion shumë të madh opozitar.
“PD do jetë në një koalicion tepër të madh opozitar. Jemi me PL, me Demokristianët, me FRD, me Legalitetin, me Republikanen, PBDNJ, PAA, PDIU, PDNJ, Partine e Ballit dhe ate te Ballit Kombetar Demokrat në total 16 parti. Më 2023 kemi hyrë vetëm me dy parti në koalicion.
Dera jonë është e hapur për çdo parti që ndihet opozitare. Meta kërkon të jetë në listën e hapur. PL dhe të gjithë opozitarët do ta gjejnë veten në koalicionin e PD-së.
Ata që bëjnë opozitë të opozitës janë me qeverinë. Partia e Bashës është Kapllan-parti. Jemi 16 parti në frontin e opozitës”, tha Noka.