Nga xhepi m’xhep! Nga ta hongsha zemrën në “Sy m’sy”!

Nga Alba KEPI

Partia Socialiste ka zbardhur programin e fushatës elektorale 2025;
Quhet “Sy m’sy” e mund ta gjeni në platformën Kryepatronazhisti i vendit.

Për tre mandate rradhazi pasi realizoi e tejkaloi planin 12 vjecarë të emërtuar “xhep m’xhep” e u harbu nëpër porte, fusha, male, lugina, brigje e aeroporte me këngën “t’hongsha zemrën”, ku territori u trajtua si cirk e banorët si kafshë oborri, Partia Socialiste ka shpalosur programin e saj të ri;
“Sy m’sy”.

Duket jo e paqëllimtë kjo shprehje e zgjedhur nga ligjet arkaike të hakmarrjes personale, qysh në Kodin e Hamurabit e deri në latinët e lex talionis.

Me sa duket nga xhepi n’xhep e dashnia e madhe që u qante zemra, qeveritarët socialistët kanë zgjedhur sy m’sy për të shqyer njëri tjetrin, pasi Shqipërisë i lanë vetëm kockat e ia shklyen trupin, gjakun, qelizat.

Me gjysëm qeverinë në burg, gjysmën e kryebashkiakëve socialistë në Spak, me parlamentarë me dosje penale nëpër botë e afera korruptive në pritje për t’u zbardhur, sy m’sy është programi më homofob që Sistemi Socialist ka zgjedhur për të propaganduar veten.

Pasi qeverisi tre mandate me ligjet e xhunglës, ky sistem garon për mandat të katërt me ligjet e hakmarrjes personale.

“0culum pro oculo et dentem pro dente”, Sy m’sy e dhëmbë m’dhëmbë, lexohet në Bibël nga thënia e Ungjilltarit Mateu, por me sa duket dhëmbët e qeverisë socialiste janë lodhur duke ngrënë kaviale e u janë mpirë duke shijuar verën 33 mijë euro, e u kanë mbetur vetëm sytë për t’u hakërruar.

About Redaksia

Check Also

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

Nga Genc POLLO Së fundmi në media e në debatin politik tek ne u debatua pozicioni …